Horizonti.al

Nëse je i shpërqëndruar në timon, të mungon një proteinë

Screen Shot 2016-08-11 at 10.34.34Aksidentet automobilistike? Shkaktohen prej moskujdesit, shpërqëndrimit, teprimit me shpejtësinë. Por jo vetëm këto. Ndonjëherë mund të shkaktohen nga një problem i lindur. E kanë zbuluar neuroshkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, duke studiuar funksionin e faktorit neutrofik natyral të trurit (Bdnf), një proteinë që prodhohet nga korteksi entorinal. Funksioni i saj? Të ndihmojë komunikimin mes neuroneve në ekzekutimin e detyrave komplekse. Studiuesit përzgjodhën një grup prej 29 shoferësh me patentë, ndër të cilët 7 të karakterizuar nga një variant gjenetik i cili kufizon prodhimin e Bdnf. Pasi ia nënshtruan të dy grupet një testi në ngarjen e makinës, në një simulator i cili riprodhonte një rrugë automobilistike me kthesa dhe shmangie, studiuesit vunë re se pas katër serive me 15 xhiro secila, automobilistët me variantin gjenetik ishin më të prirur për të bërë aksidente. Studimi, i publikuar në Cerebral cortex, konfirmon se si në shumë raste, të jesh jo i prirur për të ngarë makinën është një gjë e lindur. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button