Thënie nga disa udhëheqës të mëdhenj
“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: ajo që ka rëndësi është guximi për të vazhduar”. – Winston Churchill
“Nëse ju nuk mund t’i bëni njerëzit të shohin dritën, bëjini ata të ndiejnë ngrohjen”. – Ronald Reagan
“Edhe kur të tjerët të godasin në kokë, nuk duhet të ndalosh marshimin. Edhe kur të kthejnë kurrizin, mos ndalo”. – Barack Obama
“Njerëzit e thjeshtë në dukje janë më të mirët në botë: kjo është arsyeja pse Zotit ka bërë kaq shumë të tillë”. – Abraham Lincoln
“Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës”. Napoleon Bonaparti
“Është më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës”. – Jul Çezari
“Përpjekjet dhe guximi nuk janë të mjaftueshme, nëse nuk ka në mes synime dhe drejtim”. – John F. Kennedy
“Sa më i madh konflikti, aq më i madh është edhe triumfi”. – Gorge Washington
“Nëse nuk mund të fluturosh, atëherë vrapo. Nëse nuk mund të vraposh, atëherë ec. Nëse nuk mund të ecësh, atëherë zvarritu, por mbi çdo gjë, vazhdo përpara”. – Martin Luther King
“Gjithmonë përpiqu të mësosh nga gabimet e njerëzve të tjerë, jo nga të tuat. Kjo mënyrë është më pak e kushtueshme”. – Donald Trump
/bota.al