Motivuese

Nëse mendon se nuk ndryshon dot, bën mirë ta lexosh këtë material

“Nuk ka kontroll më të madh, se kontrolli i vetes”, ka thënë Leonardo da Vinci. Sa veta prej jush mund të jenë ndjerë të pashpresë? Sa prej jush mund të jenë ndjerë të humbur? Sa prej jushe kanë ndjerë se mund të bëjnë më shumë, se mund të jenë më shumë nga sa janë, por nuk e dini se si ta bëni realitet këtë gjë? Çdo ditë që përpiqesh të ndërtosh diçka, qoftë ky një biznes, apo dhe thjesht të jesh një prind më i mirë, nëse nuk e kupton se rregulli kryesor i gjithçkaje është ndryshimi i vetes, nuk ke për të arritur atje ku do. Kjo është e vërteta që duhet ta fiksosh mirë në mendje. Ti mund ta ndryshosh veten. Truri ynë është shumë elastik dhe na bën të përshtatemi me gjithçka. Një kalë është një kalë, kudo ku e vendos atë. Ndërsa një njeri, në varësi të kushteve në të cilat rritet, mund të bëhet basketbollist, neurokirurg, trajner, stilist etj. Gjëja e parë që duhet bërë, është të kuptosh se çfarë dëshiron të arrish dhenë vazhdim të saj, gjëja e dytë është të ndryshosh për ta arritur atë gjë.

Janë të shumë njerëzit në botë që duan të triumfojnë në një fushë të caktuar e të vlerësohen për atë fushë. Mirëpo që të arrihet deri aty, duhet të kuptohet fillimisht ndryshimi midis dëshirës për të triumfuar dhe rrugës që duhet të bdërmarrim për të qenë më të mirët në atë fushë, ku duam të triumfojmë. Çdokush mendon të ndryshojë botën, e askush nuk mendon të ndryshojë veten e vet. Në momentin që arrini këtë të fundit, juve jo vetëm që ndihmoni veten, por edhe i ndihmoni të tjerër duke i këshilluar siç duhet.  Nuk kanë rëndësi paratë, makina e shtrenjtë, apo çmimet që doni të merrni. Rëndësi ka të jeni krenarë me veten dhe arritjet tuaja. Rëndësi ka ta shihni veten në pasqyrë dhe të buzëqeshni duke menduar: “Ia dole”.

Leave a Reply

Back to top button