Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga romani i një autori italian. Ka të bëjë me “fjalët” e një qenuesheje, e cila ka ndërruar jetë, por që “dëshiron” t’i japë një mesazh të zonjës që e ka rritur. Është realisht një fragment emocionues që do t’ju prekë pamasë.
“Nëse mendon se më ke përkëdhelur shumë rrallë, dije se unë nuk e kam harruar asnjë përkëdhelje tënde. Nëse je penduar se më ke bërtitur qoftë dhe vetëm një herë, dije se unë as që e mbaj mend atë herë. Nëse mendon se më ke lënë shumë kohë vetëm, dije se unë të kam pritur përherë. Nëse ke frikë se më ke kushtuar pak kohë, dije se unë, edhe në atë pak kohë, e kam shijuar çdo moment.
Nëse mendon se ke luajtur pak me mua, dije se unë nuk i kam numëruar kurrë herët që më ke nxjerrë tëluanim me top. Nëse mendon se unë e kam harruar parfumin tënd, dije se edhe tani po e ndiej nga era qëfryn. Nëse ti dëshiron të rilindësh në një tjetër jetë, dije se unë do të doja të isha edhe në atë jetë qenushja jote. Nëse je e bindur se ke defekte, dije se për mua ti je kuptimi i perfeksionit.
Nëse mendon se dashuria mund të ketë një fund, dije se në zemrën time vendi për dashurinë është i pafund. Nëse mendon se unë mund ta harroj fytyrën tënde, dije se unë do të doja të jetoja vetëm për tëshijuar shikimin tënd. Nëse mendon se mund të dua dikë tjetër më tepër se ty, dije se të kam dashur mëshumë se veten time. Nëse mendon se do të më pëlqente të flija në një divan më të rehatshëm, dije se unëmund të flija edhe mbi gurë, vetëm të isha pranë teje.
Nëse mendon se unë mund të doja më tepër nga sa më ke dhënë, dije se përherë jam ndjerë qenushja më e lumtur dhe më e pasur në botë. Nëse ndonjëherë je ndjerë e vetmuar, dije se unë asnjëherë nuk e kam lënëbosh vendin pranë teje. Nëse mendon se jeta ime është e shkurtër, dije se unë nuk do të doja të jetoja asnjëminutë më tepër, nëse nuk do e kaloja pa qenë pranë teje.
Nëse ke frikë se unë mund të mos jem më pranë teje, dije se sapo t’i mbyllësh sytë, unë do të shtrihem tëfle pranë teje. Nëse mendon se nuk ke bërë zgjedhjen e duhur, dije se unë kam besuar gjithmonë tek ti. Gjithmonë. Nëse një ditë ëndërron të më shohësh sërish, dije se unë do të jem aty për të të pritur. Siç e kam bërë përherë”. – Emanuele Spud Grandi, nga libri “Amarilla”.