Covid19 Analiza

Nëse nuk veprojmë tani, uria mund të vrasë më shumë se koronavirusi

Megjithëse koronavirusi nuk la asnjë pjesë të botës të paprekur, ndikimi i saj do të jetë më i ashpër në vendet që tashmë vuanin. Megjithatë, problemet që ajo sjell me vete mund të rezultojnë më vdekjeprurëse sesa vetë Covid-19. Edhe në vendet më të pasura, koronavirusi ka lënë familje të uritura. Për më të varfërit, situata është më e rëndë.

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit paralajmëron se brenda disa muajsh ne do jemi në prag të një pandemie urie, “me përmasa biblike”, që do prek dhjetëra vende. Familjet që tashmë po përpiqen të mbijetojnë kanë humbur punën me të cilën ata ushqehen. Dërgesat e parave nga anëtarët e familjes që kanë jashtë vendit parashikohet të bien për shkak të Covid-19. Turizmi është zhdukur. Fëmijëve u mungojnë bazat ushqimore. Rregulloret e karantinës dhe problemet e transportit po prishin zinxhirët e furnizimit me ushqim.

Vetëm Covid-19 nuk e ka krijuar këtë krizë. Përkundrazi, është një goditje më shkatërruese, që ndërlikon dhe thellon problemet e vendeve që tashmë po luftonin me ngrohjen globale, krizat e tjera shëndetësore dhe kërcënimet specifike siç janë infeksionet e karkalecave që pllakosin Afrikën Lindore. Koronavirusi mund të dyfishojë numrin e atyre që përballen me urinë akute, duke i shtyrë 130 milion njerëz në prag të urisë deri në fund të vitit.

Megjithatë, më e keqja nuk është e pashmangshme. Kriza e ushqimit është aktualisht problem i shpërndarjes dhe përballueshmërisë.  Asnjë komb i vetëm nuk mund të zgjidhë çështjet e furnizimit. Kërkohen zgjidhje ndërkombëtare; Organizatat e Kombeve të Bashkuara janë të vendosura në mënyrë unike për të trajtuar mbylljen e kufijve, kufizimet dhe problemet e transportit. Në planin afatgjatë, ekonomistët dhe ekspertët globalë të shëndetësisë paralajmërojnë, se vendeve në zhvillim do t’ju duhen triliona dollarë për tu rikuperuar. Bindja e qeverive për të lejuar punëtorët e bujqësisë dhe ushqimimeve të lëvizin brenda dhe midis vendeve do të jetë thelbësore. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përpjekja për të mbrojtur furnizimet e brendshme përmes tarifave dhe ndalesave të eksportit do të krijojë paqëndrueshmëri ekstreme. Më në fund, marrëveshjet e G20 dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të pezulluar borxhin janë një hap përpara, por është i pamjaftueshëm pasi edhe kreditorët privatë duhet të veprojnë.

E gjithë kjo është çështje e një dinjiteti të përbashkët, por edhe e interesit vetjak. Në 2007-08 kemi parë se si rritja e çmimeve të ushqimit mund të destabilizojë shoqëritë, duke prodhuar pasoja më të gjera. Në disa vende, spektri i trazirave po shfaqet. Koronavirus është demonstrimi i fundit i asaj që kriza e klimës duhet të na e kishte thënë tashmë: se vuajtjet e njerëzve të tjerë janë problemi jonë gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close