Motivuese

Nëse opinioni negativ i të tjerëve ju dekurajon, atëherë duhet ta lexoni

Njerëzit të cilët nuk besojnë tek ju, luajnë një nga rolet më të rëndësishme në udhëtimin tuaj të suksesit. Së pari, ata ju kujtojnë se po bëni diçka që është e vështirë, ata ju kujtojnë se po bëni diçka të mrekullueshme. Së dyti, ata ju shtyjnë drejt qëllimeve tuaja, që të bëni çdo gjë për të mbërritur aty ku dëshironi të jeni.

Njerëzit gjithmonë bërtasin se askush nuk i beson, dhe në fakt, askush nuk do të besojë tek ju derisa të tregoni rezultate. Ju nuk keni bërë asgjë për të arritur qëllimet tuaja, nuk jeni të vendosur dhe pastaj flisni për njerëzit që nuk besojnë në ju. Kuptojeni mirë, nëse ju vetë nuk bëni asgjë, atëherë të tjerët nuk ju besojnë.

Që t’i bëni njerëzit të besojnë tek ju, të besojnë në objektivat dhe vizionin tuaj, së pari duhet të tregoni rezultate. Keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen, që “vepripmet flasin më fort se sa fjalët”. Kështu është. Shumica dështojnë sepse harxhojnë shumë kohë duke folur për atë që do të bëjnë, në vend që të përveshin mëngët dhe ta bëjnë.

Plus, nëse e keni me të vërtetë me pasion atë që bëni, opinioni i të tjerëve nuk duhet të ketë pikë rëndësie. Ka njerëz që një vit më parë kanë qenë të falimentuar, ndërsa sot po lulëzojnë. Pse? Sepse nuk e humbën shpresën. Ka shumë njerëz që në kohët më të vështira, i treguan me gisht, por këta nuk hoqën dorë, dhe sot janë në majë.

Shanset e suksesit tuaj nuk varen se sa fort goditeni, por se sa shpejt ringriheni. Askush nuk e mund dot një person që nuk dorëzohet.

I vetmi person që duhet të besojë tek ti është vetja jote, edhe nëse e gjithë bota është kundër teje. Kohët më të vështira kërkojnë që të nxjerrësh më të mirën tënde. Vjen një pikë në jetën e gjithësecilit, ku ose heq dorë, ose ecën përpara. Pikërisht kjo pikë përcakton suksesin tënd në të ardhmen. 

Problemi me dështimin është se shumica e njerëzve nuk është se dshtojnë. Ata thjesht heqin dorë duke menduar për dështimin. I vetmi çelës për suksesin është të mos heqësh dorë kurrë, edhe nëse nuk merr rezultate. Thjesht ec përpara dhe fitorja do të jetë e jotja. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button