Mendimet e vjetra mbeten të tilla, edhe në vitin e ri. Në netët e errëta duhet të admirojmë yjet. Sepse netët më të errëta prodhojnë yjet më të ndritshme.
Netët e errëta prodhojnë yje të ndritshme, plot ngjyra, plot gjallëri, ashtu sikurse ditët më të vështira prodhojnë aftësinë e vetëshërimit dhe ringritjes në këmbë, të rezistencës, të vullnetit të hekurt.
Duhet të mësosh të kapërcesh vshtirësitë që shkakton të ndjerit, ndrysho, ndrysho rrugëtimin tënd, historinë tënde dhe mënyrën se si ti e sheh botën. Mos ji e njëjta e vitit që shkoi, mos mbaj mbi shpinë të njëjtat pesha, të njëjtat zhgënjime dhe të njëjtat mendime.
Beso se sjelljet e vjetra nuk do të shërbejnë fare për një cikël të ri. Ki kurajë të ndryshosh, bëje këtë cikël vërtet të ndryshëm.
Nis rrugën tënde në ndjesinë e dritës! Ne nuk vërtitemi përreth Diellit. Ne sillemi përreth Dritës! / MeB