Covid19MAIN

Nga ai anglez tek ai italian, ja kush janë të gjitha janë variantet e koronavirusit

Në fillim të pandemisë, e quanim atë koronavirusi i Vuhanit, ndërsa sot kemi kaluar në shprehje të tilla si “variant anglez”, që vetëm disa ditë më parë shkaktoi panik në të gjithë Evropën, dhe tani edhe tek “varianti italian”, i cili sapo u zbulua në Breshia, dhe që duket se është i ngjashëm me atë anglez.

Por çfarë nënkuptohet saktësisht me variantin e koronavirusit, dhe përse ka pak kuptim ta lidhën atë me një komb të veçantë? Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, pse nuk duhet të shqetësohemi për efektivitetin e vaksinës anti-Covid ?

Mutacionet e koronavirusit

Ashtu si shumë viruse të tjerë të ARN-së , edhe koronavirusi pëson mutacione, ndryshime,  dhe do të vazhdojë që ta bëjë këtë. Kjo është nënvizuar nga disa studime, sipas të cilave nuk ka një shtam të vetëm themelor të koronavirusit, por një mori mutacionesh më pak të rëndësishme, të cilat gjenerohen dhe përhapen.

Për shembull, studimi i kryer nga Spitali Metodist i Hjustonit në Teksas, SHBA dhe i botuar në nëntor, zbuloi se që nga fillimi i pandemisë Sars-Cov-2 ka grumbulluar qindra mutacione. Në fakt, duke e analizuar gjenomin e tij në mbi 5 mijë pacientë pozitivë, studiuesit vunë re 285 pika ndryshimi krahasuar me koronavirusin fillestar, atë që ishte përhapur në qytetin kinez të Vuhan.

Megjithatë, shumica e mutacioneve të identifikuara nga ekipi amerikan i kërkimit, nuk janë më të rrezikshme se i pari, përveç një lloji të vetëm, D614G , i cili është më infektues, por jo më vdekjeprurës.

Varianti italian

Është shumë i ngjashëm me atë anglez, dhe ka qarkulluar në Itali që nga fillimi i gushtit. Ky është “varianti italian”, i sapo zbuluar në Breshia. Arnaldo Caruso, presidenti i Shoqatës Italiane të Virologjisë, thotë se bëhet fjalë për një variant të mëparshëm, me atë që u shfaq në fund të shtatorit në Britaninë e Madhe.

Siç na tregon eksperti, ky variant ka disa pika mutacioni në proteinën e jashtme që rrethon virusin, që është edhe çelësi që virusi përdor për të hyrë në qelizat njerëzore. Në veçanti, varianti ka një mutacion në pozicionin 501, pika themelore në bashkëveprimin midis proteinës dhe receptorit qelizor, dhe në pozicionin 493, një mutacion që në këtë rast e bën proteinën pak më ndryshe nga versioni bazik, pra ai që njohim që nga fillimi i pandemisë.

Pse s’ka kuptim që mutacionet të lidhen me një vend të caktuar

Koronavirusi kinez, anglez dhe tani edhe italian. Një zakon, ai i lidhjes së koronavirusit dhe varianteve të tij me një komb specifik, që nuk ka shumë kuptim. Për shembull, siç ju thamë varianti anglez ka qenë i pranishëm prej disa muajsh, dhe nuk është aspak e sigurt që e ka origjinën pikërisht tek ky vend.

Pra ajo që ka rëndësi, është fakti që në Britaninë e Madhe, ky variant ka qarkulluar në të vërtet më shumë, dhe është identifikuar se e ka origjinën atje. Por kjo nuk do të thotë se është domosdoshmërisht kështu.

Efektiviteti i vaksinave anti-Covid

Tani për tani, si për variantin anglez ashtu edhe atë italian, nuk ka asnjë shqetësim se vaksina anti-Covid mund të mos jetë efektive. Në fakt siç thonë ekspertët, vaksina aktivizon një përgjigje ndaj shumë zonave të proteinës që vesh virusin.

“Edhe sikur të kishte disa antitrupa, që nuk ishin në gjendje të njihnin një zonë që ka pësuar mutacion, si ajo në pozicionin 501 ose 493, sigurisht që nuk do të kishte të tjerë në gjendje të lidheshin me pjesë të proteinës që nuk kanë pësuar mutacion”-shpjegon Karuso për Adnkronos.

“Lidhja e tyre do të ishte e mjaftueshme, për të parandaluar bashkëveprimin midis proteinës dhe receptorit qelizor, qoftë edhe vetëm për një lloj pengese që antitrupat do të krijonin në sipërfaqen e virusit. Gjithsesi, për një kohë të shkurtër ne do të kemi një përgjigje të caktuar për këtë pyetje”- thekson ai. / Wired – Bota.al

Back to top button