Thenie

Nga “durimi është virtyt”, deri tek “paraja s’të bën të lumtur”. Ja disa “broçkulla” që thonë njerëzit

Grant Cardone

Shkrimtar librash bestseller

people talkingNëse dëshiron të dish se si mendojnë njerëzit, dëgjo ato që thonë. Shprehja e vjetër thotë: “Njeriu bën atë që mendon”. Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime duke punuar me sipërmarrës dhe duke u dhënë leksione CEO-ve që duan të çojnë kompanitë e tyre në nivele më të lartë. Pastaj, sapo u parashtroj një plan veprimi se si mund t’ia dalin, dëgjoj shpesh herë gjëra si: “Kjo është e pamundur”, ose “Kjo nuk do funksionojë asnjëherë”. Me qasjen mendore që kanë, mbase kanë të drejtë!

Në këtë rast, nëse detyra është e pamundur, apo nëse do të funksionojë është e parëndësishme. Sepse e rëndësishme është mënyra si mendon ky person. Shumë njerëz janë kaq shumë të bindur prej mendimeve të tyre “prej budallenjsh”, saqë edhe gjërat më të thjeshta bëhen të pamundura, dhe shumica e përpjekjeve nuk funksionojnë. Ajo që njerëzit thonë pasqyron atë që mendojnë, dhe të dyja bashkë janë tregues të asaj që do të bëjnë.

Ja disa prej broçkullave më të mëdha që thonë njerëzit.

1. “Durimi është virtyt”. Mund të ketë qenë e vërtetë 1000 vjet më parë, kur për transport përdorej gomari, por sot më të shpejtët i hanë më të ngadaltët. Durimi nuk është më virtyt, por pengesë. Shikoni kompanitë e mëdha që ngathtësohen për shkak të mbledhjeve të tepruara të bordeve drejtues. Shumë prej tyre po zhduken ose po vuajnë. Kompanitë më të vogla që marrin vendime të shpejtë fitojnë shumë shpejt treg.

2. “Dua thjeshtë të jem rehat”. Ky lloj besimi është duke mbytur klasën e mesme sot. Miliona njerëz kërkojnë rehatinë dhe shpenzojnë para për gjëra që i bëjnë të ndihen rehat për momentin, por që i kushtojnë në terma kohëgjatë. Blejnë produkte që nuk munden t’i përballojnë si një formë terapie. Ai që kërkon rehatin, praktikisht thotë: “Ka kohë që kam hequr dorë nga të bërit gjëra speciale, dhe tani po bind veten që thjeshtë dua të jem rehat”.

3. “Paraja nuk të bën të lumtur”. Vërtetë? Të vetmit që e thonë këtë gjë janë ata që nuk kanë para. Njerëzit që kanë para nuk do ia vinin kurrë fajin parasë për palumturinë e tyre. Njerëzit që kanë para duan paranë dhe lumturinë, dhe ju siguroj që nuk do të heqin dorë nga paratë vetëm për të qenë të lumtur. Mjaft i thatë vetes që paraja nuk të bën të lumtur, sepse e vërteta është paraja nuk të bën të lumtur apo të palumtur. Nëse do të jeni të palumtur, të paktën të keni para me vete për të shtyrë palumturinë.

4. “Rëndësi ka udhëtimi, dhe jo destinacioni”. Gabim. I rëndësishëm është destinacioni. Kjo tingëllon e këndshme, por Dr. Seuss dhe ekipi i tij i shëruesve nuk do të të takojnë në vijën e finishit nëse vjen i fundit. Pyesni atletët olimpikë, apo pronarin e NFL që dëshiron të fitojë ndeshjen e madhe, ose pyesni futbollistët nëse rëndësi ka sezoni dhe jo titulli. E vërtetë, udhëtimi është i rëndësishëm, por mos harroni, nëse s’je i pari, je i fundit.

5. “Nuk kam kohë”. Kjo është gënjeshtra më e madhe që njerëzit i thonë vetes përditë. Edhe njerëzit më të zënë kanë kohë nëse duan të krijojnë kohë për veten. Ti mendon se je i zënë me punë deri kur shfaqet një emergjencë, dhe pastaj menjëherë ti gjen kohë për ta zgjidhur. Nëse kuzhina jote merr flakë ndërkohë që po lexon këtë artikull, të siguroj se do gjesh kohë të shkosh të fikësh zjarrin. Njerëzit që thonë se nuk kanë kohë, e kalojnë kohën e tyre për gjëra që nuk krijojnë më shumë kohë.

6. “Po jetoj ëndrrën”. Shumë njerëz e thonë kaq shpesh, saqë e bëjnë të duket e pabesueshme. E di që duhet të jetë një gjest entuziasmi dhe qasjeje mendore pozitive, por thjeshtë nuk e kuptoj. E di që makthi i një njeriu, mund të jetë ëndrra e një tjetri, por vërtetë besoni që po jetoni ëndrrën?

7. “Do e bëj kur t’i futem”. Epo… jo, sepse nuk do i futesh. Ky është një pranim i zvarritjes apo i faktit që nuk e bën dot. Ky njeri është kaq i zënë dhe kaq i dhënë pas detyrave të tjera, saqë kjo gjëja e re është shumë për të. Një njeri që i bën gjërat nuk përgjigjet asnjëherë në këtë mënyrë. Ai thotë: “ma lër mua, do e realizoj unë”.

8. “Ajo është e pamundur”. Ky person beson se bota duket e pamundur. Këta njerëz që mendojnë kështu janë të shushatur dhe nuk i shqyrtojnë më mundësitë e projekteve të rinj, por fokusohen tek kufizimet. Personi që thotë “është e pamundur” ndal gjithçka në mendjen e vet dhe e krahason edhe detyrën më të vogël, me udhëtimin drejt një tjetër planeti. Ky nuk është njeri që mund të drejtojë apo udhëheqës.

Njerëzit thonë brockulla nga më të ndryshmet dhe ata nuk i mbajnë për vete zakonisht, kështu që bëni kujdes. Dëgjoni çfarë thonë, me qëllim që të mësoni çfarë mendojnë. Eshtë një tregues i mirë për të punësuar apo promovuar njerëzit. Ata që thonë marrëzira nuk janë të marrë. Janë të rrezikshëm! Trishtimi ka nevojë për shoqëri, dhe njerëzit që thonë marrëzira kanë prirjen që të bëhen bashkë me njerëz që bëjnë marrëzira.

Leave a Reply

Back to top button