“Bëj kujdes me ngjarjet e papritura, nuk ndodhin rastësisht. Ne, engjëjt, i përgjigjemi kërkesave të tua përmes këtyre ngjarjeve, deri në momentin që ti ta gjesh rrugën e duhur drejt zgjidhjes së problemeve tëtua. Kushtoji vëmendje ngjarjeve që ndodhin rreth teje, jo vetëm veprimeve, por edhe fjalëve që të thonë. Këto fjalë mund të vijnë nga një fqinj yti, nga një mik, nga një publicitet në radio, apo nga një reklamë nëtelevizion. Sinkronizimi është një nga mënyrat që unë përdor për të komunikuar me ty, dhe nëse ke sy për të parë e veshë për të dëgjuar, do ta kuptosh se asgjë nuk ndodh rastësisht.
Kur të ndodhesh në vështirësi, kujtohu të kërkosh shenjat që mund të të udhëheqin. Më thirr pranë dhe mëbeso problemin tënd, dyshimet e tua, shqetësimet e tua. Nuk ka kufij për gjërat e papritura që mund tëhasësh në rrugëtimit tënd, falë ndërhyrjes sime. Dëgjo mirë dhe kur të hasësh në fjalën e dedikuar për ty, apo kur të takosh personin që doje të takoje, do ta kuptosh menjëherë që këto janë shenja të miat. Do tëndjesh një ndjesi kënaqësie që do ta pushtojë shpirtin tënd. Ndaj, kushtoji vëmendje gjithçkaje, që tani, qënga kjo ditë.
Ne, engjëjt, jemi krenarë për ty. Të udhëheqim me dashuri drejt përgjigjes që ke kohë që e pret. Unë tëkërkoj vetëm të më dëgjosh, sepse çdo herë që më kërkon ndihmë, unë të përgjigjem. Edhe kur ti mund tëmos i kushtosh rëndësi koincidencave, ndërhyrja ime nuk do të mungojë. Ti do të mendosh se je vetëm, se s’ke asnjë pranë, por unë do të jem përherë aty për të të ndihmuar t’ia dalësh mbanë”. – Nga engjëlli yt.