Shkence

“Nga majmuni tek njeriu”. Por evolucioni nuk duket kështu…

screen-shot-2016-09-16-at-11-35-16Hera e parë që dikush paraqiti evolucionin e njeriut në një shkallë horizontale, ishte në vitin 1863, katër vite pasi Darvini botoi “Mbi origjinën e specieve”, themelin e biologjisë së evolucionit. Darvini e përshkroi evolucionin shumë ndryshe, duke përdorur një diagramë me degë që e shfaqte evolucionin si një proces kompleks, ku asnjë organizëm nuk është paraardhës direkt i një tjetri – pak a shumë e ngjashme me pikëvështrimin që kanë biologët sot. Por pavarësisht sa i gabuar ishte, progresioni i thjeshtë dhe logjik i “nga majmuni tek njeriu” ishte më i kuptueshëm. Ai ka vazhduar në forma të ndryshme deri sot. Më i famshmi është ilustrimi i Franz Zallinger i vitit 1965, me emrin “Rruga drejt Homo Sapiensit”. Atëherë, përse është i gabuar? Evolucioni nuk është i rregullt dhe i parashikueshëm, si e tregon ilustrimi. Ai është i rrëmujshëm, ka momente kur mbërrin në rrugë pa krye dhe ka kthesa në momente të tjera. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button