Pekin (Kinë). Me një popullsi prej më shumë se 20 milionë banorë, Pekini është qendra politike e fuqisë ekonomike kineze. Pas Moskës, Nju Jorkut dhe Hong Kongut, Pekini është qyteti i katërt i botës, për numrin më të madh të banorëve miliarderë.
Berlin (Gjermani). Gjermania është një prej shteteve industriale më të zhvilluara dhe eficiente, dhe pas SHBA, Japonisë dhe Kinës është ekonomia e katërt botërore. Me një popullsi prej 82 milionë banorësh, Gjermania është edhe tregu më i madh dhe i rëndësishëm në Bashkimin Europian, në të cilin sipas shumë vëzhguesve politikë, është shteti udhëheqës.
Chicago (SHBA). Eshtë qendra e dytë financiare në Amerikën e Veriut, pas Nju Jorkut, për nga shumëllojshmëria e industrive konsiderohet ekonomia më e ekuilibruar e SHBA. Dhe është qyteti i Barak Obamës.
Dublini (Irlandë). E para ndër tre ekonomitë europiane që hynë në recesion, Irlanda doli fituese nga kriza. Si? Mbi të gjitha falë stimujve të fortë fiskalë që e transformuan kryeqytetin e saj, Dublinin, në shtëpinë europiane të shumë prej kompanive më të mëdha të botës, mes të cilave Google, Apple, Facebook dhe Amazon. Aty ndodhen edhe zyrat e 50 bankave më të mëdha të botës.
Gjeneva (Zvicër). Nuk është vetëm selia e dytë e OKB, pas selisë qendrore në Nju Jork, por edhe një prej qendrave financiare më të rëndësishme të botës, falë një numri të lartë bankash private si HSBC, që e vetme ka një xhiro prej 2.7 trilion dollarë.
Hong Kong (Kinë). Me vendndodhje në brigjet jugore të Kinës, Hong Kongu është i pari ndër disa tregues ekonomikë. Mes të cilëve numri i IPO, ofertave publike fillestare, kur një shoqëri nis të kuotohet në bursë. Jo vetëm kaq: sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike 2015, është “ekonomia më e lirë e botës”.
Londra (Britani e Madhe). Ai që dikur ishte kryeqyteti i perandorisë më të madhe moderne, sot sipas Eurostatit është rajoni më i pasur i Europës, dhe ka një rekord: ka më shumë banka të huaja (480) se cilido qytet tjetër i botës.
Los Angeles (SHBA). Pjesa më e madhe prej nesh e lidhin Los Angelesin me produksionet kinematografike të Hollivudit. Shumë e vërtetë. Megjithatë, qyteti i ëngjëjve ka edhe portin e pestë më të trafikuar të botës dhe është nyja kryesore e tregtisë mes SHBA dhe Azisë.
Moska (Rusi). Kryeqyteti i Rusisë është padiskutim një prej qyteteve më të fuqishëm nga pikëpamja financiare: është qyteti me numrin më të madh të miliarderëve në nivel global dhe aty ndodhet selia e Gazpromit, eksportuesi më i madh i gazit natyror në botë.
Nju Jork (SHBA). Eshtë gjithmonë qendra e botës, mbi të gjitha nga pikëpamja ekonomike. Ka një GDP prej 1.55 trilionë dollarë, falë edhe pranisë së bursës në Mollën e Madhe.
Osaka (Japoni). Zona metropolitane Osaka-Kobe ka një GDP të përbashkët prej 260 miliardë Eurosh. Një herë e një kohë qendër e tregtisë japoneze, zona është ende qendër e kompanive të rëndësishme si Panasonic dhe Sharp.
Oslo (Norvegji). Qendra e shumë kompanive të mëdha të naftës dhe energjetike, Oslo ka fituar vendin e parë të revistës fDi si qyteti europian me potencialin më të madh ekonomik. Sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Statistics në Norvegji, ka një GDP për frymë prej 75210 Euro.
Paris (Francë). Qyteti i pestë më i fuqishëm ekonomik i botës, Parisi është qyteti me GDP më të lartë në Europë: 623 miliardë Euro. Jo më kot këtu ndodhet La Defense, lagja e biznesit më e madhe e të gjithë kontinentit.
San Francisco (SHBA). Deri në shekullin e kaluar, pikat e forta ishin financa dhe turizmi. Por me ardhjen e viteve Zero, San Francisco u shndërrua në një qendër pararojë për kërkimet mjekësorë dhe teknologjinë, teksa në gjirin e saj ndodhet Silicon Valley si dhe zyrat qendrore të Facebook dhe Google.
Seul (Korea Jugut). Seuli ka një të katërtën e GDP së Koresë së Jugut, pavarësisht se zë më pak se 1% të sipërfaqes së saj. Ky megapol financiar, me 10 milionë banorë (20 milionë nëse llogaritet e gjithë zona metropolitane) është qendra e disa prej kompanive më të mëdha të botës, si Samsung dhe LG.
Shangai (Kinë). Eshtë qendra financiare e Kinës kontinentale. Dhe në 20 vitet e fundit ka regjistruar një rritje të vazhdueshme dyshifrore, në pjesën të madhe falë portit të mallrave, që konsiderohet ndër më të trafikuarit në botë.
Sidnej (Australi). Nëse Australia shihet nga shumë të rinj europianë, dhe jo vetëm, si toka e re e premtuar kjo vjen sigurisht edhe prej pasurisë së kryeqytetit të saj, Sidnejit, që i vetëm ka një ekonomi më të madhe se e gjithë Danimarka.
Stokholm (Suedi). Ekonomia suedeze është më e rëndësishmja ndër ato të vendeve nordike dhe është e ngritur mbi pasurinë e madhe të vendit të pyjeve, mineraleve dhe energjisë hidroelektrike. Dhe është gjithmonë qyteti i Nobelit.
Uashington (SHBA). Në kryeqytetin e politikës amerikane, qeveria federale është punëdhënësi më i madh me 29% të vendeve të punës. Por në vetvete, zona e Uashington DC është ekonomia e katërt më e madhe metropolitane e SHBA. Këtu merren vendimet e politikës ndërkombëtare që na prekin të gjithë.
Zyrih (Zvicër). Në Zyrih ndodhen pjesa më e madhe e bankave zvicerane. Por nuk është vetëm zemra financiare e vendit helvet. Zyrihu është edhe qendra më e madhe për tregtinë e floririt në nivel global.
Bota.al