Kjo mbetet ende një mister. Kompozitori Volfgang Amadeus Moxart (1756-1791), vdiq në moshën 35 vjeçare, duke lënë një papërfunduar një nga kryeveprat e tij, Rekuiem. Mjekët përcaktuan se shkaku i vdekjes ishin “ethet miliare akute”, një shprehje pa asnjë kuptim për mjekësinë e sotme. Muzikanti nuk iu nënshtrua asnjë autopsie, dhe trupi i tij u varros në një varr masiv dhe nuk u gjet asnjëherë.
Gjatë viteve 1800 disa përforcuan dyshimet se ai mund të ishte vrarë. Po nga kush? Dikush tha nga jezuitët, një tjetër nga masonët, të tjerë si shkrimtari rus Pushkin, mbështetën idenë se Moxarti qe helmuar nga rivali i tij, kompozitori i oborrit mbretëror Antonio Salieri. Në fakt, simptomat e shfaqura nga Moxarti në shtratin e vdekjes dhe të regjistruara nga miqtë dhe familjarët, e përjashtojnë mundësinë e një helmimi.
Për kardiologun Braun bëhej fjalë për një endokardit, ndërsa për neurokirurgun Drejk për një hematomë subdurale që shkaktoi një frakturë të kafkës; për të tjerë vdekja erdhi për shkak të gripit, meningjitit, septikemisë, skarlantinës, fruthit, tuberkulozit, sifilizit, malaries, leuçemisë, limfonomës, kequshqyerjes, obezitetit, hipertiroizmit, hipotiroizmit, alkoolizmit apo edhe etheve. /bota.al