Asgjë nuk është më e rëndësishme dhe jetike për lumturinë tonë, se sa dashuria. Pra, me çdo gjë që lidheni në këtë jetë, duhet të jetë nga dashuria. Duhet të jetë më e madhe se çdo shqetësim, çdo pengesë dhe duhet të shkaktojë lot lumturie, buzëqeshje kënaqësie. Ky është karburanti i një jete të jetuar mirë. Nëse nuk ka dashuri, nëse dhimbja është më e madhe se gëzimi i qenies, atëherë ju përdorni “zamkën” të gabuar për ta përshtatur atë me copat e fatit tuaj.
Jeta është shumë e shkurtër për t’u çuar dëm, me atë që nuk na intereson. Vitet kalojnë shumë shpejt për t’i çuar dëm me zgjedhje të padëshiruara, ditët janë shumë të shkurtra për t’u dhënë fund momenteve të kujdesit, të qeshurave dhe paqes. Momentet e humbura, kurrë nuk kthehen.
Kuptojeni që nëse mund të shtoni pilula gëzimi në ditën tuaj, nëse mendoni për njeriun tuaj të dashur, zemra juaj mbushet me kënaqësi dhe e qeshura pushton fytyrën tuaj, asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo.
Mos e humbni, kapeni fort. Po kështu dhe miqtë tuaj. Kujdesuni për dashurinë që kanë për ju. Vetëm miqtë e vërtetë do të jenë pranë jush kur të keni nevojë për to. Ne u kemi borxh atyre vëmendjen dhe dashurinë tonë, sepse koha jonë është shumë e shkurtër për t’u shpenzuar me ata që nuk na sjellin ndjenja të mira. Është sikur të kalosh jetën duke trokitur në një mur, e duke besuar se ajo është një derë.
Kemi bërë shumë përpjekje për të bërë një selfie të mirë, por kur është fjala për të telefonuar gjyshen tonë që na do aq shumë, jemi shumë të zënë… Kur është koha për të dëgjuar djalin tonë që tregon një histori që i ka ndodhur në shkollë, ne jemi shumë të lodhur. Kështu, ua dorëzojmë energjitë tona njerëzve dhe gjërave që na sjellin pakënaqësi. Dhe jemi mësuar.
Megjithatë, me kalimin e kohës nuk ka shanse të dyta. Nesër dielli mund të errësohet nga retë. Ndodh që, njerëzit që na duan nuk mund të jenë më me ne. Kur mendoni për dashurinë, mbani mend se gjithçka është e përkohshme dhe largimi nga dashuria është një çuarje dëm e jetës.
Aftësia për të jetuar dashurinë, të duash dhe të të duan, kjo është dhurata më e madhe që Perëndia na ka dhënë. Pra, telefonojini atyre që ju mungojnë. Edhe nëse është një mik që nuk e keni dëgjuar prej vitesh. Asgjë nuk është më e rëndësishme se të jesh aty, për ata që na bëjnë mirë. Jepu pa ndjenja faj, kur je përfshirë në dashuri. Luaj më shumë me qenin, me nipërit e mbesat. Kushtojini më shumë kohë atyre që ju pëlqejnë dhe jetoni me ta momentet që do të mbeten përgjithmonë në kujtimet tuaja të bukura. Në fakt, jetoni për të mbledhur kujtime të mira. Kështu e ndërtojmë një histori të bukur të jetës.
Kërkoni një punë që ju pëlqen, të rrethuar nga njerëz që janë pozitivë për ju. Kërkoni ata që ju mungojnë. Zgjidhni një kohë të lirë që do t’ju japë momente të mira kënaqësie. Shkoni dhe vizitoni vendet që dëshironi. Vishuni me një kostum që doni, gatuani një gjellë të shijshme, hiqni këpucët dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.
Dhe çdo herë që dëgjoni tik-takun e orës, mbani mend: koha është mësuesi i madh i ekzistencës dhe po aq jetësore sa ajo, është vetëm dashuria.
Dhe kur takohemi, jemi të lumtur, sepse ky është momenti i saktë dhe i vetëm i kohës kur ne ndihemi gjallë: kur dashurojmë. / bota.al