Bota

Nigel ndoshta donte të humbiste. Por ndodhi diçka shumë më e madhe se ai, dhe se ne të tjerët…

Një popull që ka fituar të gjithë luftërat e dy shekujve të fundit, dhe që i ka mundur gjermanët dy herë në dy konflikte botërore (sigurisht, jo i vetëm), e ka të vështirë të pranojë që në Europë të komandojë Gjermania. Dhe në vend të angazhohet për të kundërpeshuar peshën gjermane, ka preferuar të dalë

Screen Shot 2016-07-11 at 16.00.33

Aldo Cazzullo

Sinqerisht, pata përshtypjen se Nigel Farage nuk ishte aspak i sigurtë që do të fitonte referendumin, apo në një farë mënyre, ai kishte frikë ta fitonte. Arsyetimi i tij në vigjilje të votimit ishte: “Unë në çdo rast, do të fitoj gjithësesi, pasi edhe nëse fiton fushata e Qëndrimit në BE 52 me 48, konservatorët do të përçahen, një pjesë do të vijë me mua, apo gjithësesi do të kemi një big bang të politikës angleze, gjë që do të më lejojë të dal nga izolimi dhe të zhvendosem në qendër të skenës”.

Kjo gjë shpjegon edhe daljen e tij pas mbylljes së kutive të votimit, ajo fjali që “mund të kemi humbur një betejë, por do të fitojmë luftën”, gjë që kish bërë të mendohej për një pranim të humbjes. Por në fakt, impulset izolacioniste që gjithësekush mund të vinte re tek Mbretëria e Bashkuar kanë fituar mbi emocionet për vrasjen e Jo Cox, si dhe ndaj frikës prej kaosit që u vërtetua. Farage nuk është një përbindësh. Eshtë një konservator anglez, pakëz ekscentrik, që është shkëputur nga partia, sepse kur konservatorët konfirmuan Traktatin e Mastrihtit, gjeti një hapësirë më shumë në të djathtë, në atë Angli të thellë, e cila nuk e do Europën për dy arsye: hegjemonia gjermane dhe imigrimi.

Një popull që ka fituar të gjithë luftërat e dy shekujve të fundit, dhe që i ka mundur gjermanët dy herë në dy konflikte botërore (sigurisht, jo i vetëm), e ka të vështirë të pranojë që në Europë të komandojë Gjermania. Dhe në vend të angazhohet për të kundërpeshuar peshën gjermane, ka preferuar të dalë. Por vendimtare ka qenë çështja e imigrimit. Si ai ligjor, i më shumë se 300 mijë polakë, spanjollë, italianë, që rregullat e lëvizjes së lirë në Europë i shpien çdo vit në Londër dhe rrethina, si ai që shohin në ekranet e televizionit dhe që u duket i pakuptueeshëm: në një ishull që askush nuk e kish dëgjuar ndonjëherë zbarkojnë mijëra afrikanë në ditë, zhvendosen drejt Europës dhe askush nuk arrin t’i kthejë pas.

Ndoshta askush nuk do të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar; bëhet fjalë për një frikë iracionale; por jo gjithmonë popujt vendosin me arsye.

Mendoj se janë të gabuara, si reagimi i tipit “Zoti i mallkoftë anglezët”, ashtu edhe gëzimi që Londra iku. Ka ndodhur diçka shumë më e madhe se sa Farage dhe se sa ne. Mbizotëroi një frymë vetëshkatërrimi që mund të riprodhohet në Amerikë. Megjithatë, unë vë bast se Donald Trumpi nuk do të fitojë. “Sette” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button