“Ji falenderues për ato që ke: do të përfundosh duke pasur akoma me shumë. Nëse përqendrohesh tek gjërat që nuk i ke, nuk ke për të pasur asnjëherë mjaftueshëm”. – Oprah Winfrey
“Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, vetëm nëse jeton me aq kujdes, saqë në fund përfundon duke kuptuar se nuk ke jetuar fare”. – J. K. Rowling
“Koha jote është e kufizuar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs
“Fati është ai që ndodh, kur përgatitja takon mundësinë”. – Lucius Annaeus Seneca
“Nëse nuk mund të fluturosh, atëherë vrapo. Nëse nuk mund të vraposh, atëherë ec me nxitim. Nëse nuk mund të ecësh me nxitim, atëherë ec me ngadalë, por mbi gjithçka, vazhdo të ecësh”. – Martin Luther King
“Unë nuk humbas. Unë ose fitoj, ose mësoj”. – Nelson Mandela
“Rreziqet që ndërmerr, njerëzit që njeh, njerëzit që dashuron, besimi që ke. Këto gjëra do të të përkufizojnë”. – Denzel Ëashington
“Jeta fillon aty ku përfundon frika”. – Osho
“Njerëzit thonë se dashuria është investimi më i mirë, pasi sa më shumë që jep, aq më shumë merr në këmbim”. – Audrey Hepburn
“Nëse i gjykon njerëzit, ty nuk të mbetet kohë për t’i dashur ata”. – Nënë Tereza