Nga Binoy Kampmark
Qeveritë dhe regjimet qeverisëse, tentojnë të përballen me revolucionin përballë rritjeve të mëdha të çmimeve. Sundimi i Margaret Thacerit në Britani, u trondit nga rritja e zgjedhjeve. Në Francë, dikur i përqafuar me entuziazëm, Emanuel Macron ka vendosur të lërë terrenin e pasur me sfida kundër administratës së tij.
Njerëzit me jelekët e vërdhë, kanë vendosur të shfrytëzojnë shansin për të protestuar me goxha intensitet tillë, protesta që kanë çuar në vdekje dhe lëndime të shumta. Preteksti ishte i vjetër. Një rritje në taksën e karbonit u vendos në vitin 2017, si pjesë e një shtytjeje për të mbështetur burimet e ripërtëritshme.
“Mbështetja ndaj energjisë së rinovueshme”, njoftoi Ministria e Mjedisit, “do të financohet gjithnjë e më shumë nga një taksë për konsumin e karburanteve fosile”. Në 2018, taksa u rrit nga 30.5 në 44.6 euro për ton, dhe deri në 55 euro vitin e ardhshëm.
Nga kjo taksë është prekur nafta dhe benzina, një problem që dëshmohet më pak problematik për ata që jetojnë në rrethinat e qytetit, pasi përdorin transportin publik, sesa zonat rurale, ku makina mbetet e domosdoshme. “Makron duhet ta kuptojë”, u shpreh demonstruesi Patrik Perez, “se Parisi nuk është Franca!”.
Makron po akuzohet tani se është i ftohtë dhe arrogant, përballë këtyre probleme sociale. Vlerësimi aktual i popullaritetit të tij – vetëm 25 për qind, sipas IFOP, është jashtëzakonisht i saktë, duke marrë parasysh pjesën e votës që ai ka mbledhur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017.
Vetëm 24.01 për qind e favorizojnë atë, me Marin Lë Pen të Frontit Kombëtar, që e ndjek nga shumë pranë me 21.3 për qind, e ndjekur nga republikanët e Frasua Fijo me 20.01 për qind, dhe krahun e majtë të Zhan Lyk Melenshon me 19.58 për qind.
Në raundin e dytë, Franca ndahej rregullisht përgjatë linjave të favorizimit të Le Pen, ose duke iu frikësuar këtij të fundit, dhe nga kjo doli edhe fitorja mashtruese e Makron. Kështu lindi centristi i madh, një person i cili ishte paralajmëruar në vitin 2008 nga miqtë, se bashkimi me bankën e investimeve Rotçajld, do të dëmtonte perspektivat e tij politike.
“Mozarti i financave”, e pa se qeverisja e Francës është një perspektivë shumë më komplekse, sesa biznesi i ftohtë i ristrukturimit të borxhit, shkrirjes apo shit-blerjes së kompanive. Ai e ka dëshmuar veten të jetë një modernizues i mprehtë, edhe pse disi i frustruar, i tregut francez të punës, duke shkaktuar zemërimin e sindikatave për shkak të shpërfilljes së lëvizjes së tyre.
Ashtu si udhëheqësit e tjerë francezë, ai ka përdorur vëzhgime antropologjike amatore, duke sugjeruar se “galët” francezë, ishin shumë kokëfortë ndaj ndikimit të modeleve të tjera të punës. (Ai është mjaft i prirur për shembullin nordik.)
Mikëpriësve të tij rumunë, u shpjegoi me lehtësimin e dikujt që është larg një shtëpie të trazuar, se Franca “nuk ishte një vend i reformueshëm … sepse francezët dhe gratë e urrejnë reformën”. Shumë udhëheqës, kishin dështuar në përpjekjet e tyre për ta ndryshuar këtë prirje.
Edhe për mikpritësit e tij tij danezë, ai rezervoi disa tallje mbi francezët e tij, duke lavdëruar publikun e tij në Kopenhagë.
“Ajo që është e mundur, është e lidhur me një kulturë, një popull të shenjuar nga historia e tyre. Këta njerëz luteranë, që kanë jetuar gjatë transformimeve të viteve të fundit, nuk janë saktësisht si galët që janë rezistentë ndaj ndryshimeve”.
Por një pjesë e rënies së popullaritetit të presidentit, i detyrohet zvogëlimit të një pozicioni që ka kërkuar gjithnjë një madhështi të caktuar. Presidenti francez, ishte gjithashtu edhe një burrë shteti evropian, në mos global. Pararendësit e Makron, Nikolas Sarkozi dhe Fransua Holond, kanë qenë gjithashtu viktima të referendumit të vitit 2000, që e reduktoi periudhën e presidencës nga 7 vjet në 5 vite.
Pastaj, ashtu si tani, autoritetet franceze u përballën ndërkaq me një revoltë kombëtare mbi taksat e larta mbi karburantin. Ndërsa shihej si një mëshirë e nevojshme për një epokë moderne, mandati 5-vjeçar pati një efekt shtesë, sipas historianit Zhan Garrige, për të inkurajuar udhëheqësin që të shihej si mall i përkohshëm, i blerë lehtë, i përdorur me nerv, dhe pastaj i flakur tej.
“Votuesit nuk besojnë më tek ideologjia, ata i konsumojnë dhe pastaj i hedhin poshtë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, përfshirë Presidentin e Republikës”. Një element kyç ishte pjesëmarrja e qytetarëve në referendumit e vitit 2000:70 për qind, preferuan të qëndronin larg kutive të votimit.
“Një po e vogël, por një shuplakë e madhe”- ishte vëzhgimi i “Le Parisien”. Si gjithmonë, francezët, zotërit e grevës, kishin filluar diçka të ngjashme në kutinë e votimit. Lëvizja Jelekëve të Verdhë nuk është një kapriço galike, por një ulërimë tronditëse.
Objektivi fillestar ishte rritja e taksave të karburantit, por indinjata u bë më e gjerë, me pakënaqësinë e jetesës në përgjithësi. Po ashtu, po u jepet një mirënjohje nga oportunistët politikë, të cilët argumentojnë se lëvizja nuk ka rrënjë politike. Lë Pen ka qenë atje, duke i kushtuar rëndësi kauzës, dhe duke i siguruar ministrit të Brendshëm, Kristof Kastaner, një alibi shokuese.
“Ultra e djathta është mobilizuar, dhe po ndërton barrikada në Shamps Elize”- tha ai. Për të, protesta të tilla janë vepër, jo e një lëvizje e gjerë, por e disa ngatërrestarëve. Makron është duke dhënë më të mirën e vet për të shmangur përballjen me lëvizjen, por kryeministri i tij Eduard Filip, po përpiqet të korruptojë protestuesit për t’u mbyllur gojën, ose me të paktën një formë më të butë të mosmarrëveshjes.
Janë duke u propozuar subvencione të energjisë për 5.6 milionë familje, nga numri aktual prej 3.6 milionë. Familjet më të varfëra të Francës, do të shohin edhe kreditë e karburantit, sidomos për ata, jetesa e të cilëve varet nga udhëtimi me makinë. Por vetëm këto masa nuk do të ndalin ndikimin në rënie të Makron.
“International Policy Digest” – Bota.al