Analiza

Një demokraci e vërtetë evropiane

Stefan Collignon

Profesor i Ekonomisë Politike Europiane

bebebeMundet që me emrimin e Emanuel Macron, një ish bankier, si ministër i ekonomisë, François Hollande të ketë gjetur një zgjidhje për të nxjerrë Francën nga kriza afatshkurtër.
Meritat duhet t’i jepen ish ministrit të ekonomisë në qeverinë e mëprashme të kryeministrit Valls, Arnaud Montebourg i cili në debatin politik  vuri në dukje kontradiktën midis shtetit-komb demokratik, dhe qeverisjes aktuale të Bashkimit Evropian.
Kriza politike në Francë është një shenjë që regjimi politik evropian nuk është i qëndrueshëm. Ose Evropa do të shpërthejë (zgjidhja e Frontit kombëtar), ose Republika e Vtë do të transformohet në Republikën e VItë, e cila gjithësesi duhet të jetë pjesë integrale e  “Republikës evropiane”.
Debatet mbi politikën ekonomike kristalizoheen rreth dy ideve: masa shtrënguese dhe konkurueshmëria. Disa thonë që vetëm ndërmarrjet kompetitive mund të krijojnë punësim, gjë që nxjerr nevojën për një ulje të kostove dhe rritjen e kursimit nga familjet dhe nga shteti, me qëllim që të çlirohen burimet për investimet.
Të tjerë këmbëngulin që ndërmarrjet nuk investojnë dhe punësojnë, nëse nuk ka asnjeri për të blerë produktet e prodhuara.
Ata propozojnë ahere të stimulohet kërkesa e brendshme, për një ulje të taksave, të borxhit  të rritur të shtetit, dhe një ulje të përqindjeve të interesave.  François Hollande ka manovruar midis këtyre dy linjave, por pa sukses të madh.
Për arsye se Evropa nuk është politikisht e integruar, ne kemi tendencën të mendojmë që shtetet anëtarë janë njësi të ndara, të cilat mund të vendosin politikat e tyre në mënyrë autonome. Por nga pikëpamja ekonomike, kjo është e vërtetë! Ajo që bën një qeveri, cënon qytetarët e vendeve të tjerë.
Tregu i madh i brendshëm, Euro, asetet dhe interesat e përbashkëta  përfshijnë të gjithë qytetarët evropianë në tërësinë e tyre. Për rrjedhojë, qytetarët evropianë duhet të zgjedhin sëbashku, midis orientimeve të mëdha të politikave që i prekin ato.
Përballë rrezikut deflacionit të, është e nevojshme një politikë makroekonomike më stimuluese. Por në një treg të integruar me një monedhë të vetme, rritja e kërkesës kombëtare, absorbohet shumë nga fqinjët. Nga defiçiti francez përfiton Gjermania. Rilindja pra duhet ë jetë evropiane, por ajo është bllokuar nga vetoja e një pakice të qeverive konservatore. Banka qëndrore evropiane (BCE), e pavarur, furnizon gjerësisht të gjithë zonën euro me likuiditete, por politika buxhetore mbetet nën kontrollin e shteteve anëtare,  të cilët kanë interesat e tyre të pjesshme dhe kurrë nuk mund të flasin në emër të gjithë evropianëve.
Nëse rruga drejt ringjalljes europiane është e zënë, shtetet mund të përmirësojnë konkurueshmërinë e tyre dhe të tërheqin investime që vijnë nga vende të tjera. Kjo krijon një dinamikë, ku pritshmëritë e tregjeve vetërealizohen. Kështu, gjatë dekadës së parë të bashkimit monetar, vendet e Evropës së jugut kanë përfituar nga një fluks i madh kapitalesh, si pasojë e  uljes së përqindjeve të interesave, të cilët u rreshtuan në nivelin gjerman ndërkohë që Gjermania ishte në stanjacion. Ky boom përfundoi me krizën financiare dhe të likuiditeteve të zonës ku u desh të gjindej një alternativë.
Në vijim të reformave të kancelarit Schröder, Gjermania dukej më kompetitive dhe boom-i u zhvendos atje. Pra, kjo dinamikë është duke u zbutur. Investitorët ankohen  përsëri për pagën e re minimale dhe për uljen e moshës së pensionit. Së shpejti, tregjet financiare do të kërkojnë një alternativë për vendosjen e tyre në Gjermani.
Por ku drejtohen ato? Një mundësi do të jetë Italia, ku Matteo Renzi ndërton Republikën e IIItë. Megjithatë nga ana strukturore Franca është në një pozicion më të mirë, edhe pse politikisht qeveria e saj jep pak besim.
Në këtë kontekst, emërimi i Emmanuel Macronit si ministër i ekonomisë  mund të shihet si një shans, sepse ai do të duhet të sigurojë investitorët dhe të fillojë një boom investimesh. Në afat shkurtër kjo do të mund ta shpëtonte presidentin e tij.
Megjithatë paraardhësi i tij, Arnaud Montebourg, ka vërtetuar një të metë të rëndësishme në qeverinë evropiane: nuk mundet më të ndryshojmë politikën. François Hollande u zgjodh president duke propozuar një politikë të re. Ai ka dështuar në zbatimin e saj, sepse në marrjen e masave  shtrënguese duhet një konsensus midis kryetarëve të shteve evropianë, një minorancë e vogël e të cilëve mundet gjithmonë të bllokojë ndryshimin.
Presidenti u kthye në realitet: Montebourg theksoi se demokracia nuk ka kuptim në se zgjedhjet nuk mund të ndryshojnë orientimet e mëdha politike. Sistemi aktual shkakton kundërshtimin populist dhe do të përfundojë në shkatarrimin e godinës evropiane, në themel të së cilës qëndron prosperiteti ynë.
Probemi në thelb është se sistemi politik ndërqeveritar me shtete autonome  nuk është më i përshtatur ndaj realitetit të një ekonomie evropiane të integruar. Do të duhet që orientimet e politikave të përfshijnë të gjithë qytetarët evropianë,  të cilat mund të jenë vendosur nëpërmjet zgjedhjeve evropiane dhe jo kombëtare.
Zgjidhja është një demokraci e vërtetë evropiane, përtej qeverive kombëtare.  Në librin tim, “Për një republikë evropiane” unë kam quajtur këtë republika evropiane.(1).
Arnaud Montebourg na ka paraljamëruar se Republika e Vtë është bërë jo funksionale. Por Republika e VItë që ai bën thirrje duhet të jetë koherente me kërkesat e një demokracie evropiane.
Në këtë mënyrë, francezët do të mund të vazhdojnë të jetojnë në prosperitet  dhe në paqe me fqinjët e tyre. Kjo është gjithashtu një luftë e bukur për të majtën në Evropë.
PERGATITI: S.METANI
BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button