Një buall provoi besnikërinë e tij pasi u fut në mes të një tufe luanësh në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij, i cili ishte plagosur nga luanët.
Bualli u shkëput nga tufa e tij dhe erdhi për të shpëtuar mikun e plagosur. Ai dukej se po ia dilte, por në skenë mbërritën edhe dy luanë meshkuj të mëdhenj.
Bualli tjetër ishte kaq i plagosur, sa nuk mundi të lëvizte. Tufa e luanëve i dha goditjen përfundimtare, duke e lënë të ngordhur.
Fotot janë bërë në Afrikën e Jugut.