Uncategorized

Një e treta e amerikanëve besojnë se virusi Covid-19 u krjiua në laborator

Raporti i qendrës kërkimore “Pew Research” zbuloi se shumica e amerikanëve besojnë se Covid-19 erdhi natyrshëm, por 29% besojnë se ishte krijuar në një laborator.

Gjëja e fundit që i duhej Amerikës me në krye të shtetit një presidenti ende në mohim të pandemisë aktuale është pjesa tjetër e popullsisë që beson komplotet për të, por ja ku jemi.

Ndërsa shkencëtarët pajtohen që virusi doli nga natyra, pasiguria se si njerëzit u infektuan për herë të parë nga Covid-19 ka lënë hapësirë që dezinformimi dhe teoritë  konspirative të rriten. Në Britani, kjo ka sjellur përhapjen e një teorie të komploti në lidhje me midis koronavirus dhe teknologjisë 5G – të cilën pothuajse një e treta e njerëzve thonë se nuk mund ta përjashtojnë si mundësi.

Në SH.B.A. sipas një raporti të ri nga Qendra Kërkimore “Pew”, rreth një e treta e amerikanëve të anketuar besojnë se Covid-19 u krijua nga njerëzit në një laborator.

Pew anketoi 8.914 amerikanë të rritur, duke i pyetur nëse ata besonin se:

  • Përhapja e madhe e koronavirusit:
    1) “erdhi natyrshëm”
    2) “u zhvillua qëllimisht në një laborator”
    3) “u bë aksidentalisht në një laborator”
    4) “nuk ekziston me të vërtetë”.

(43%)  E amerikanëve të anketuar në raport thanë se Covid-19 ka shumë mundësi të ketë ndodhur natyrshëm,
(29%)  Thanë se ka shumë të ngjarë të jetë krijuar në një laborator. Për më tepër, shumica e atyre që besuan se virusi ishte krijuar në një laborator besonin se ishte bërë me qëllim
(23%)  Një e katërta thanë se nuk ishin të sigurt se nga kishte origjinën e virusi,
ndërsa 1% besonin se virusi nuk ekziston.

Ata që kanë më shumë mundësi ta besonin këtë teori komploti ishin votuesit Republikanë me (37%), ndërsa vetëm (21%)  e votuesve Demokratë e besonin teorinë konspirative. Rreth katër në 10 republikanë konservatorë që u përgjigjën besuan në këtë teori konspirative (39%), duke i bërë ato grupin që e beson më shumë teorinë konspirtavie .

Hulumtimi tregoi se komploti ishte më i përhapur tek të rinjtë sesa të rriturit: rreth një e treta e të rriturve nga 18 deri në 29 vjeç thanë se virusi është zhvilluar në një laborator (35%), krahasuar me 21% të të rriturve 65 vjeç dhe më të vjetër.
Një e pesta (19%) e njerëzve me një diplomë universitare ose më të lartë besonin se koronavirusi ishte krijuar në një laborator.

The Guardian – Bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button