Thenie

“Një femër duket e bukur, kur ndihet e bukur”

Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie, të cilat padyshim do t’ju nxisin ta doni më shumë veten tuaj.

“Mënyra e duhur për ta dashur veten tënde, është duke kujtuar se kush je në të vërtetë”.

“Ndoshta duhet ta duam veten tonë aq fort, saqë kur të tjerët të na shohin, të kuptojnë mënyrën e duhur se si ta duan veten e tyre”.

“Një femër duket e bukur, kur ndihet e bukur”.

“Bëje veten tënde një prioritet vazhdimisht. Nuk është diçka egoiste. Është e nevojshme”.

“Duaje veten dhe ji krenar/e për çdo gjë që bën. Duaji edhe gabimet e tua, sepse ato tregojnë më mirë se çdo gjë tjetër, se ti po përpiqesh”.

“Duaje fillimisht veten tënde, sepse me veten do ta jetosh gjithë pjesën e mbetur të jetës tënde”.

“Ti ke shumë dashuri në zemrën tënde, pse nuk rezëervon pak dashuri edhe për veten tënde?”.

“Çdo ditë ndiq këtë rutinë dhe ke për ta dashur veten tënde më tepër:

Të hënën – Mendo për çdo gjë që mund të bësh mirë, në vend të atyre që mund të shkojnë gabim.

Të martën – Ushqehu me ushqime të shëndetshme, fruta, perime, dhe pi mjaftueshëm ujë.

Të mërkurën – Qëndro përpara pasqyrës dhe komplimento çdo pjesë të trupit tënd. Kujtoja vetes se sa i/e bukur je.

Të enjten – Bëj një listë me gjithë gjërat që ke arritur, të mëdha ose të vogla.

Të premten – Mjaft shkove pas atyre që nuk të kanë prioritet në jetën e tyre. Telefono një mik besnik.

Të shtunën – Mos bëj asgjë që nuk e pëlqen. Kushtoja gjithë këtë ditë vetes tënde dhe bëj gjërat që të pëlqejnë më shumë.

Të dielën – Shkruaj në një fletë disa mesazhe të bukura dhe pozitive për veten tënde.

Çdo ditë – Kujtoja vetes se sa shumë vlen dhe se sa shumë meriton dashuri të sinqertë në jetë”.

Leave a Reply

Back to top button