Thenie

“Një fëmijë është njëkohësisht shpresë dhe premtim për njerëzimin”

Thënie nga Maria Montessori

Në këtë artikull mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta për fëmijët nga Maria Montessori, femra e parë italiane e diplomuar në mjekësi. Ajo është gjithashtu e njohur për hapjen e një fondacioni për fëmijët “Shtëpia e fëmijëve” për të vegjëlit ndërmjet 3 dhe 6 vjeç, si dhe për moton e saj: “Shkolla nuk ka nevojëpër fëmijë shumë të zgjuar, por për fëmijë të lumtur”.

“Për të mësuar nevojitet të emocionohesh. Shumë persona mendojnë akoma se nëse argëtohesh, nuk mëson”.

“Edukata fillon që nga lindja”.

“Shenja më e madhe e suksesit për një mësues, është të mundm të thotë: “Fëmijët po punojnë sikur unë tëmos ekzistoja”.

Shumë persona flasin kohët e fundit për të drejtat e meshkujve, sidomos të punëtorëve, por ështëmomenti i duhur të flitet edhe për të drejtat sociale të një fëmije”.

Kush përpiqet të korrigjojë një fëmijë me forcën dhe me peshën e autoritetit të tij, do të kujtohet shumëshpejt se ka dështuar në përpjekjen e tij. Fëmija do të përgjigjet akoma më fort, akoma më dhunshëm”.

Për ta ndihmuar një fëmijë, duhet t’i sigurojmë një ambient që t’i lejojë të zhvillohet lirshëm”.

“Një fëmijë është njëkohësisht një shpresë dhe një premtim për njerëzimin”.

Fëmijët janë qenie njerëzore që meritojnë respekt, madje respekt më të madh se ne, për shkak tëpafajësisë dhe mundësive të së ardhmes së tyre”.

Është e rëndësishme që një mësues ta udhëzojë një fëmijë pa ia vënë shumë në dukje praninë e tij. Pra, t’i tregojë fëmijës se është i gatshëm t’i ofrojë ndihmën e duhur, por pa u bërë pengesë midis fëmijës dhe eksperiencave të tij”.

“Të rriturit duhet të bëhen të vlefshëm dhe t’u mësojnë fëmijëve se si të jenë të rritur”.

Back to top button