Foto

Një foto nga e shkuara: Mata Hari

Në 25 korrik 1917, kërcimtarja Mata Hari u dënua me vdekje e akuzuar për spiunazh në favor të Gjermanisë. Ajo kishte lindur në 1876 në Hollandë dhe nga viti 1903 kishte punuar si kërcimtare në Paris. Rutina e saj ekzotike dhe provokuese e bëri të famshme në të gjithë Europën. Ajo u bë edhe kurtizane e famshme, dhe mes të dashurve të saj kishte figura politike nga Franca dhe Gjermania. Në fund kjo bëri që Mata Hari të akuzohet si spiune gjatë Luftës së Parë, ndonëse gjermanët e kishin injoruar si një agjente jo efikase./Bota.al

mat

Mata Hari

Leave a Reply

Back to top button