Ekonomi

Një IEA për liberizmin: Udhëtim midis historisë dhe korridoreve të Institute of Economic Affairs, fidanishtes së mendjes

 

Historia tregon se në vitin 1946 Anthony Fisherit, pilotit shumë të dekoruar të Royal Air Force, i ra në dorë “The Road to Serfdom”, eseja e famshme që kritikon socializmin dhe ekonominë e planifikuar e nobelistit Friedrich von Hayek. Fisher mbeti i goditur nga leximi, pasi këtu konfirmoheshin me fuqi teorike dhe soliditet argumentues preokupimet e tij mbi rrëshqitjen socialiste e Mbretërisë së Bashkuar një ditë, teksa ishte kalimthi në Londër, Fisher kërkoi Profesorin Hayek në London School of Economics, ku nobelisti i ardhshëm gjendej duke dhënë mësim. “Çfarë mund të bëj? Duhet të hyj në politikë?”. Pyetja nuk ishte ashtu kot, pasi suksesi në luftë, e folura e rrjedhshme, stili dhe një arsimim i shkëlqyer e bënin Fisher një kandidat me potencial të madh. “Jo”, ju përgjigj Hayek. “Shoqëria ndryshon vetëm duke i ndryshuar idetë. Fillimisht, me argumente kuptimplote, duhet t’i pushtosh intelektualët, mësuesit dhe shkrimtarët. Do të jetë influence e tyre mbi shoqërinë që do të mbizotërojë dhe politikanët do ta ndjekin”.

Viti 1949, e shtunë pasdite, në një fshat të vogël në juglindje të Anglisë, një farë Ralph Harris, hulumtues i ri i Partisë Konservatore, po i mban një leksion seksionit lokal të partisë. Fisher, tashmë i shndërruar në sipërmarrës bujqësor, merr pjesë në diskutim dhe ekzaltohet për çka dëgjon nga akademiku i ri. Në fund të mbledhjes, sipërmarrësi Fisher e tërheq menjanë Harris dhe i shpalos idenë e tij: të krijojë një organizatë të aftë që të promovojë instancat e tregut të lirë nëpërmjet një grupi intelektualësh. Ideja ishte ajo që të krijohej për konservatorët homologia e asaj që socialistja Fabian Society përfaqësonte për socialistët. Por do të duhet ende shumë kohë dhe sidomos kapitale përpara se think tank i parë modern i Mbretërisë së Bashkuar të mund të shikojë dritën e diellit. Në 1953 Fisher e transformon fermën e vet në kompaninë Buxted Chicken Co. që në vitet në vazhdim do të bëhet një biznes mjaft i suksesshëm. Me kënaqësitë e para ekonomike, Fisher mund t’i marrë në dorë fijet e projektit për themelimin e një institute që promovon tregun e lirë dhe kështu, në vitin 1955, i ndihmuar nga dy miq të tjerë biznesmenë, ish piloti i RAF-it themelon Institute of Economic Affairs (IEA).

Megjithatë, Anthony Fisher është biznesmen dhe nuk ka as kohën e as staturën intelektuale për të drejtuar një projekt kulturor kaq ambicioz, kështu që kujtohet për akademikun e ri më të cilin kish folur atë të shtunë të 1949. Ndërkohë, Ralph Harris është bërë pedagog dhe jep mësim në St. Andrews University të Skocisë dhe shkruan editoriale për “Glasgow Herald”.

Kështu, në qershor të 1956, Londra pagëzon takimin e dytë dhe definitiv midis intelektualit Harris dhe biznesmenit Fisher. Think tank nis me një buxhet prej 1000 paundësh në vit dhe Harris me një punë part-time si Drejtor i Përgjithshëm i IEA-s i shkojnë 10 paund në javë, një rrogë që në atë kohë i korrespondonte asaj të drejtuesve të Buxted Chicken Co. Gjithmonë në verën e 1956 i afrohet institute Arthur Seldon, që do të shkruajë dokumentin e tij të parë për IEA-n lidhur me reformën e pensioneve verën e ardhshme. Seldon është një ish socialist me origjinë të thjeshtë nga East End i Londrës, por është konvertuar në liberalizmin klasik duke studiuar tek London School of Economics. Harris emërohet zyrtarisht me 1 janar 1957 dhe në muajt e mëparshëm kishte nisur bashkëpunimi i tij me Seldon, një partneritet që do të rezultojë jashtëzakonisht i rëndësishëm për historinë e think-tank dhe të vetë Britanisë së Madhe.

Le të sposothemi tani përpara me 30 vjet, jemi në 1987, në kulmin e erës Thatcher, Iron Lady që  ka ndërruar jetë në 2013 dhe të cilës javën e kaluar i është festuar 90 vjetori i lindjes. Kanë kaluar 3 dekada nga themelimi i institutit dhe Ralph Harris është emëruar Lord Harris of High Cross, puna e think tank të tij mbështetet nga mbi 250 kompani, drejton një staf prej nja 10 njerëzish dhe ka një buxhet që shkon rreth 1 milion dollarëve. Në 30 vite, IEA-ja ka përmbysur kulturën politike britanikë: nga pakica e marxhinalizuar në ideologji dominuese. Denigruesit socialist e quajnë institutin “the home of new orthodoxy” (shtëpia e ortodoksisë së re), një kritikë që nënvizon akoma më shumë impaktin e punës së bërë nga Harris, Seldon e të tjerë. Nëse Harris është njeriu i marrëdhënieve dhe i management, Seldon është njeriu i prodhimit të dokumenteve. Gjatë 30 viteve nga themelimi i qendrës kërkimore, ka rreshtuar një listë me mbi 300 publikime dhe ka përfshirë mbi 500 autorë në studion e IEA-s. Gjithmonë në 1987, del “The Unfinished Agenda: Essays on the Political Economy of Government Policy in Honour of Arthur Seldon” dhe në nderim të tij janë artikujt e ekonomistëve të kalibrit të Hayek, Milton Friedman, James Buchanan e Gordon Tullock. Istitututi londinez lëviz edhe përtejoqeanit, pasi në vitet ’70 Lordi Harris ka kontribuar në themelimin e Atlas Economic Research Foundation që ndihmon dhe inkurajon themelimin e institutive të reja me frymëzim liberal dhe sipas modelit të IEA-s në të gjithë botën. Kështu edhe Harris ka listën e tij prestigjioze pasi sot ka 36 institute të binjakëzuar në 18 vende të ndryshme.

Si shpjegohet suksesi i Institute of Economic Affairs, nga pakicë kulturore marxhinale nga akademi dhe nga kultura zyrtare në organizatë e aftë që të diktojë axhendën politike të qeverive? Një hap i parë për ta kuptuar është marrja në dorë e një dorëshkrimi të IEA-s, një prej publikimeve më të parë, i titulluar “Pensions in a Free Society” dhe i firmosur nga Arthur Seldon. Teksti është i thjeshtë, i mirëargumentuar, asnjëherë polemik, i vlefshëm për specialist dhe akademikë, por i hapur për një publik të gjerë. Së dyti, strategjia e adoptuar nga think tank. Vetë Seldon besonte se idetë liberale, nëpërmjet arsimimit dhe bindjes, do të arrinin në politikë vetëm pas një raundi të parë fitues mbi intelektualë e gazetarë dhe se këta, siç parashikohej nga Hayek, do të ishin idhtarët e dorës së dytë të propozimeve të prodhuara nga instituti. Instituti nuk hyri kurrë në polemika politike apo në debate afatshkurtra, por vazhdoi në vite të përpunojë ide të përgjithshme dhe propozime politikash.

Qysh nga fillimi IEA-ja u përqëndrua në dokumente dhe studime për një audiencë intelektuale dhe objektivi i parë ishte që të nxirrte në qendër të vëmendjes të “vërtetën ekonomike” të groposur nga debate politik. Objektivi i këtyre përpjekjeve ishte penetrimi në shoqëri i ideve ekonomike liberale bashkë me “themelet morale” që janë në bazën e të drejtës së pronësisë, e së drejtës së individit për të pasur një akses në një treg të lirë në të cilin konkurrenca të ishte e mbrojtur dhe për nevojën e një sistemi monetar të ndershëm e të qëndrueshëm. Një tjetër element që kontribuoi në sukses qe pavarësia nga financuesit, IEA-ja nuk pranoi kurrë as fonde publike, as imponime nga ana e financuesve.

Në gjysmën e parë të viteve ’70 instituti vendosi gurthemelin për opinion making e tij nëpërmjet botimit sat ë autorëve klasikë si Adam Smith, aq edhe nëpërmjet shtypjes së veprave të Hayek, Friedman, Buchanan dhe Tullock. U përfaqësuan kështu 3 shkollat e mëdha e liberalizmit bashkëkohor: shkolla austriake, ajo e Chicago dhe ajo e Virginia. Është në këto vite që IEA-ja ndërton kredibilitetin e vet dhe koncepte si lufta kundër inflacionit dhe dështimet e shtetit ndërhyrës nisin të filtrojnë në parti dhe në shtyp. Fitues qe qëndrimi ndaj politikës, institute nuk u lidh kurrë krejtësisht me Partinë Konservatore, por ruajti gjithmonë një pluralizëm të caktuar. Nga Seldon që votonte për Liberal Party deri tek Drejtori i Përgjithshëm aktual Mark Littlewood, ish shef i komunikimit të Liberaldemokratëve.

Idetë e think-tank filluan gjithsesi të influencojnë një pjesë të Partisë Konservatore tashmë nën lidershipin e Edward Heath, por që prej grevave sindikale dhe partisë, u detyrua që të bëjë një prapakthehu respektivisht politikës antiinflacioniste dhe të privatizimit dukje filluar nga viti 1972. Instituti do të duhet të presë deri në 1979 kur Margaret Thatcher, me një paketë ideshë fuqimisht të influencuar nga IEA-ja, do të vijë në Downing Street. Nga qendra kërkimore e Harris dhe Seldon mbrrinin idetë mbi politikat monetare, mbi privatizimet, mbi shitjet e shtëpive shtetërore, mbi reformën e tregut të punës dhe të drejtës sindikale, mbi shkurtimin e tarifës maksimale. Dyshja në drejtimin e institutit nuk do të mungojë të sinjalizojë dështime dhe problem të epokës thatcheriana, siç do t’i deklarojnë revistës amerikane “Reason” në 1987: “Thatcher ka bërë shumë më tepër nga sa prisnim, por nuk kemi bërë ende përparime në frontin e welfare: shëndetësi, siguri sociale, arsim dhe pjesë të madhe të ndërtimit publik. Sektorë të tërë publikë duken akoma të imunizuar ndaj çdo kritike intelektuale”, një kritikë që Institute of Economic Affairs nuk ia ka kursyer kurrë as beniamines Margaret.

Tek IEA-ja pranojnë se Thatcher qe bartëse e një ndryshimi politik të cilit kulturës liberale i ka volitur shumë pasi, siç shpjegonte Seldon, “mediat kanë nisur të bëjnë pyetjet e duhura”. Për shembull, nëse privatizohej kompania e shpërndarjes së gazit, gazetarët pyesnin “a ka kuptim të privatizohet pa u liberalizuar tregu?” dhe në këtë mënyrë beteja për konkurrencën dilte nga moda e vjetër, nga xhepi, nga elitizmi që e kish karakterizuar në të kaluarën. Prej valës së gjatë të Thatcher, IEA-ja ka mundur të fuqizojë organizimin e fut dhe të strukturohet siç është sot. Instituti përdor rreth 25 persona me kohë të plotë të cilëve u shtohen fellow, adviser dhe stazhierë. Këta të fundit janë përgjithësisht student Masteri dhe doktorantë nga universitetet kryesore britanike dhe përbëjnë zemrën e kërkimit, të seminareve, të aktivitetit organizativ.

Operojnë nën drejtimin e Steve Davies, Drejtor i Education, dhe të Philip Booth, pedagog Finance në St. Mary University të Twickenham, që i IEA-s është Drejtor për Programin dhe Aktivitetet Editoriale. Në këtë zonë prodhohen të gjithë dokumentet, librat, artikujt për gazeta dhe blogje, përzgjidhen argumentet për seminaret. Megjithatë, në Nr.2 të Lord North Street, ku e ka selinë ndërtesa e IEA-s, leksioni i Adam Smith mbi ndarjen e punës respektohet në mënyrë rigoroze dhe nuk i aplikohet ekskluzivisht kërkimit. Është ekipi që merret me fund raising, është public policy team që merret me transformimin e prodhimit akademik në një format më të përtypshëm për mediat, është ekipi që merret me mediat dhe komunikimit, ekipi i marrëdhënieve me jashtë që organizon eventet dhe mban raportet me politikën dhe që merret me të gjitha raportet ndërkombëtare të think tank.

Një organizim që i mundëson IEA-s të jetë një model jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në botë, dhe të realizojë mbi 100 evente në vit midis mbledhjeve të brendshme, ndërkombëtare dhe partneriteteve. Gjë që, bashkë me 12 nobelistët për Ekonomi që i kanë ushqyer beteja e debat dhe me qindra kërkuesit ndërkombëtarë që kanë shpenzuar disa muaj në këtë tempull të liberalizmit bashkëkohor, e bën Institute of Economic Affairs shumë më tepër se një qendër kërkimore të thjeshtë. Sepse krijesa e Anthony Fisher, Ralph Harris dhe Arthur Seldon është sot një institucion në kuptimin e vërtetë të fjalës që përhap antitrupa liberale në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë. Është instituti i lirisë dhe i interpretimeve të kaluara, të tashme dhe të ardhshme të saj.

(nga Reason)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button