Zgjedhja e regjisorit më të madh amerikan mund të jetë një detyrë e pamundur, por një emër pothuajse me siguri do të shfaqej në çdo listë: Martin Scorsese. Gjeniu i “Goodfellas” dhe “Taxi Driver” krijoi filmin modern me gangsterë, bëri një yll të kinemasë Robert de Niron, dhe ka bërë më shumë për të ruajtur filmat e vjetër pa zë, se cilido person tjetër. Megjithatë, gjithë këto mund të mos ishin realizuar fare, pasi një mbidozë kokaine në vitet 1970 pothuaj e vrau regjisorin e ri.
Duke punuar me filmin e tij të vitit 1978 “Valsi i fundit”, Scorsese u bë shumë i varur nga kokaina. Zakoni arriti kulin me një mbidozë thuajse vdekjeprurëse, që shkaktoi shtrimin urgjent në spital. U desh një ndërhyrje nga Robert de Niro për të larguar Scorsesen nga kokaina dhe për ta rikthyer tek regjisura, me një film pak të njohur, me titull “Demi i tërbuar”. Sikur regjisori të vdiste në spital, sot do të na mungonin disa nga filmat më të mëdhenj amerikanë, që janë realizuar ndonjëherë. /bota.al