Një baba dikur u shpreh me fjalët: “Jam duke ndërtuar një biznes që më pëlqen, por asgjë nuk po shkon mirë. Përpiqem çdo herë të bëj diçka të re, diçka për të shkuar gjërat më mirë, por asgjë nuk shkon ashtu siç dua unë. Kam arritur në gjendjen që tashmë i them vetes sime: “Nuk mund ta bëj dot më këtë gjë””.
Ndërkohë vajza e tij një vjeçe, ishte duke ecur nga dera për të ardhur drejt babait të saj dhe ai i thotë: “Hajde, Jemima. Hajde tek babi. Vazhdo ec”. Ajo u rrëzua disa herë, por prapë u ngrit dhe me buzëqeshje në fytyrë nxitonte për të shkuar tek kolltuku ku ishte ulur i ati i saj.
Është paksa për të qeshur, apo jo? Kur një fëmijë mëson se si të ecë dhe rrëzohet me dhjetëra herë, nuk ndalet asnjëherë që t’i thotë vetes së vet: “Kjo gjë nuk është për mua”. Ashtu siç ky baba e ndihmon vajzën e tij të vazhdojë të ecë, të ngrihet kur rrëzohet teksa ecën, ashtu duhet ta bindë edhe veten e vetë të ecë përpara në jetë.
Teksa rritemi, ne ndërtojmë barriera në mendjen dhe jetën tonë. Fillojmë t’i themi vetes sonë fjali të tipit: “Unë nuk mundem ta bëj dot këtë gjë”, “Kjo gjë nuk është për mua”, “Kjo gjë është e pamundur për t’u arritur”. Fillojmë të shqetësohemi për atë çfarë mendojnë dhe thonë të tjerët për ne. E vërteta për kufizimet, është se ato janë të vërteta kur ne i besojmë. Në vend që të besosh tek limitet, apo kufizimet e tua, pse nuk fillon të besosh tek vetja se mund të bësh gjithçka që arrin?
Nëse ne i vendosim këto barriera në mendjen tonë, nuk kemi për të ecur kurrë përpara. Duhet të dështojmë si fëmijët. Ata bien, ngrihen përsëri dhe vazhdojnë të ecin. Të gjithë ne e kemi bërë këtë gjë, kur kemi qenë të vegjël. I njëjti mësim vlen për gjithë jetën tonë…