Thenie

“Një mik mund të të godasë, aty ku asnjë armik nuk mundet”

Disa thënie të veçanta nga Ramiz Karaeski

“Ndryshimi midis shkollës dhe jetës: në shkollë mëson dhe pastaj testohesh, në jetë testohesh dhe pastaj mëson”.

“Po të dyshosh për besnikërinë e një shoku, dyshimi yt mund të bëhet shkak që edhe ai të dyshojë për ty”.

“Njeriu nuk bëhet i varfër atëherë kur nuk ka çfarë të hajë, por atëherë kur bukën në dorë, nuk ka me kë ta ndajë”.

“Një mik mund të të godasë aty ku asnjë armik nuk mundet”.

“Njerëzit thonë se të humbasësh personin që do, është gjëja më e keqe. Në fakt, më e keqe se kjo është të humbasësh vetveten”.

“Mos e konsidero shok secilin që ta përkëdhel shpinën. Ndoshta kërkon vendin më të përshtatshëm për të të therrur”.

“Hapi i parë për të arritur gjërat që dëshiron në jetë, është: “Vendos çfarë do””.

“Vlerësoje veten, kurrë mos iu përkul askujt. Askush nuk është më i mirë se ti, sepse Zoti na krijoi të gjithëve njësoj”.

“Bëjmë luftë për të jetuar në paqe. Çfarë paradoksi”.

“Do të jesh i lumtur në jetë? Mëso më parë të vuash”.

Leave a Reply

Back to top button