Të dhënat e ndotjes (edhe akustike) janë të frikshme, prandaj Komuna ka krijuar zonat e “superizoluara”, në të cilat makinat nuk do të qarkullojnë më
Duket se në Barcelonë e besojnë vërtet. Aty mbetet e paqartë, nëse është më shqetësuese dhe bezdisëse ndotja e ajrit (që veç të tjerash shkakton 3500 vdekje në vit, në një popullsi prej 3.2 milionë banorësh…) apo ajo akustike– më e rënda në botë ose thuajse aty afër – me një zhurmë shurdhuese që çmend të gjithë. Por, meqënëse shkaku kryesor i të dyjave është i njëjtë, po ecet përpara me projektin që mund të përmblidhet me këtë parullë:luftë totale makinave.
Në fakt, Komuna e kryeqytetit katalanas sapo ka konfirmuar se ka ndërmend të çojë deri në fund idenë e heqjes nga qarkullimi në rrugë deri në vitin 2020 – praktikisht shumë afër- automjetet që ndotin më tepër. Hapi i parë, tashmë që në vitin e ardhshëm, duhet të jetë ai i përcaktimit të kritereve e “këtij shkurtimi drastik”.
Ideja themelore është ndalimi fillimisht i qarkullimit të makinave të benzinës, të regjistruara para vitit 2000, dhe ato me naftë të para 2006-ës. E përkthyer në shifra, bëhet fjalë për më shumë se 900.000 nga 2.4 milionë automjete që qarkullojnë aktualisht në qytet. Për të dëshmuar seriozitetin e qëllimeve, është edhe zbatimi i saponisur i “planit të ri të lëvizjes” i miratuar dy vjet më parë, ai i “superilles”, siç quhet në gjuhën katalanase.
Pra ajo e super-blloqeve. Javët e fundit, ka filluar në fakt mbyllja e blloqeve të tëra për lëvizjen e automjeteve, duke përdorur dizajnin urban të qytetit, në veçanti të lagjes Eixample, i projektuar në vitet 1800 nga Ildefonso Cerdá, me hapësira të gjera e të gjelbra brenda blloqeve të pallateve.
Në thelb, ideja është të lejohen makina të qarkullojnë vetëm përreth blloqeve, dhe të rikuperohen 60 përqind e rrugëve, që aktualisht vuajnë nga trafiku i rënduar duke i bërë ato “hapësira për qytetarët”, dhe të kalueshme vetëm për mjetet me dy rrota (me 300 kilometra të rinj të ciklueshëm), dhe makinat e banorëve të zonës deri në 10 kilometra në orë.
Ta rimbushim qytetin me jetë, është slogani – nëse do të ketë sukses- një revolucion i vërtetë,
nga i cili mund të marrin shembull shumë qytete të tjera në mbarë botën. Pekini bëhet i madh dhe udhëton me tren në linjën Pekin-Bazhou, 78 km; dhe Pekin-Tangshan, 149 km. Ndërkohë linja për Zonën e Re Tianjin Binhai, do të jetë e gjatë 98 kilometra. Janë vetëm 3 nga 9 linjat e reja me shpejtësi të lartë hekurudhore, që sapo ka miratuar qeveria kineze (duke parashikuar një investim prej mbi 30 miliardë eurosh):të gjitha përreth kryeqytetit, të gjitha të përcaktuara për udhëtarët e përditshëm.
Sepse ideja në zemër të projektit, që do të zbatohet deri në vitin 2020, qëndron në vullnetin për ta zgjeruar Pekinin drejt rajonin verior, jo në Hebei, me ndërtimin e stacioneve edhe në qytetet më të vogla përgjatë linjave hekurudhore, që do të shtrihen për 1100 km. Popullsia e të gjithë rajonit të përfshirë i tejkalon 110 milionë njerëz, dhe kur projekti të ketë përfunduar, Pekini do të përfaqësojë një qytet të stërmadh, dy here sa madhësia e Koresë së Jugut, që do të lëvizë me tren.
Londra e para në Evropë për bllokimet e trafikut
E thonë vetë anglezët, dhe të paktën për një herë na leverdis ta besojmë:nuk janë qytetet italiane më problematiket në Evropë, sa i përket trafikut të automjeteve. Sipas hulumtimeve nga Inrix, në krye është Londra, por më gjerësisht janë 21 qytete të Britanisë së Madhe (kryeqyteti lë pas Edinburgun, Glasgoun, Mançesterin dhe Birmingemin), me më shumë se 20.375 nyjet nervalgjike problematike.
Shumë më poshtë në renditje ndodhet Gjermania (27 qytete problematike, por “vetëm” 8517 nyje të dobëta që rrezikohen nga bllokimet):Hamburgu është i pari në rradhë, dhe mban ndërkohë rekordin për rrugët më të këqija në Evropë. Italia renditet e treat, dhe është shumë e shkëputur:12 qytete të përfshira, 5.069 nyje problematike. Ndjekin më pas Franca dhe Spanja. / www.bota.al