Mistere

Një mister që lidh Kalorësit Templarë dhe Mandaeanët

Mandaeanët janë një popull autokton etno-fetar në Irakun jugor dhe Iranin jugperëndimor. Feja e tyre, Mandaeanizmi, ngjan me besimin gnostik të Manikaeizmit. Sipas disa dijetarëve, Mandaeanët u shfaqën së fillimisht, para ose gjatë ardhjes së Krishtërimit. Gjatë kohës së kryqëzatave, Mandaeanët ishin të famshëm si argjendarë të zotë.

Kjo lloj tregtie mund t’i ketë vënë në kontakt të ngushtë me Kalorësit Templarë, murgjit-luftëtarë legjendarë, të cilët shpesh mbështeteshin në tregtinë lokale, për të mbijetuar. Mandaeanët adhuronin Gjon Pagëzorin, si shpëtimtari i vërtetë në botë. Në Ungjijtë, Shën Gjon Pagëzorit iu pre koka dhe iu dorëzua Salomes, vajza nga gruaja e Herod Antipas. Interesant është fakti që, pasi u mblodhën nga Mbreti francez Filipi IV, Templarët u akuzuan për adhurim të një koke të prerë dhe të balsamuar. A mund të ketë qenë kjo një relike e Shën Gjon Pagëzorit? A përshtatën Templarët disa tradita gnostike, pas qëndrimit të tyre të gjatë në Lindjen e Mesme?/bota.al

Leave a Reply

Back to top button