Nuk mund ta ndihmosh botën duke u perqëndruar në gjërat negative. Nëse përqendrohesh tek ato, jo vetëm që i shton më tepër, por njëkohësisht tërheq më shumë gjëra negative në jetën tënde.
Kur shfaqen imazhe të diçkaje që ti nuk e dëshiron, duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit dhe të emetosh një sinjal të ri.Edhe nëse është një problem botëror, ti nuk je i pafuqishëm. Ke gjithë fuqinë e duhur. Përqendrohu në faktin që të gjithë jetojnë në gëzim. Përqendrohu në bollëkun e ushqimit. Përqendroji mendimet e tua të fuqishme tek ajo që është e nevojshme. Ke aftësinë për t`i dhënë aq shumë botës duke emetuar ndjenja dashurie dhe mirëqenieje, pavarësisht asaj çfarë ndodh përreth teje.
Rhonda Byrne
Shumë herë njerëzit më thonë: ‘’James, duhet të jem i informuar.’’ Ndoshta duhet të jesh i informuar, por nuk ke pse mbytesh me informacionin.
James Ray
Kur zbulova Sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse nuk më bënin të ndihesha mirë. Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhen fajësuar aspak se transmetojnë lajme të këqija. Duke qenë bashkësi globale, përgjegjësia është e jona. Ne blejmë më shumë gazeta kur në faqen e parë ka një tragjedi të madhe. Shikueshmëria në kanalet informative rritet në maksimum sa herë ka një katastrofë kombëtare ose ndërkombëtare. Prandaj gazetat dhe shërbimet nformative na japin më shumë lajme të këqia, sepse ne këtë kërkojmë si shoqëri. Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku.Është thjesht ligji i tërheqjes në veprim!
Shërbimet informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë kur ne të emetojmë një sinjal të ri e të përqendrohemi në atë që dëshirojmë.
Rhonda Byrne
Mëso të jesh i qetë, ta heqësh mendjen nga gjërat që nuk do dhe nga ngarkesat emocionale që i rrethojnë dhe zhvendose vëmendjen te gjërat që dëshiron të përjetosh… Energjia rrjedh aty ku përqendrohet vëmendja.
Michael Bernard Beckwith
‘’Mendo me sinqeritet dhe mendimet e tua do të zhdukin urinë e botës.’’
Horatio Bonar (1808-1889)
A po fillon ta shohësh vetëm nëpërmjet ekzistencës tënde fuqinë fenomenale që ke në botë? Ndersa përqendrohesh te gjërat e mira, ndihesh mirë dhe i sjell gjëra të tjera të mira botës. Në të njëjtën kohë, ti sjell gjëra të tjera të mira në jetën tënde. Kur ndihesh mirë, lartëson jetën tënde, gjithashtu dhe botën!
Ligji është perfeksioni në veprim,
Rhonda Byrne
Kur zëri dhe vizioni nga Brenda bëhen më të thellë, më të qartë dhe më të thellë, më të qartë dhe më të theksuar se opinionet jashtë, unë them gjithmonë se atëherë je bërë padroni i jetës tënde!
Dr.John Demartini
Nuk është detyra jote të ndryshosh botën apo njerëzit që të rrethojnë, por detyra jote është të ndjekësh rrjedhën e Universit dhe ta festosh atë Brenda botës ekzistente.
Lisa Nichols
Ti je padroni i jetës tënde dhe Universi i përgjigjet çdo urdhri që ti i jep. Mos u hipnotizo nga imazhet e shfaqura, nëse ato nuk janë ato që doje. Merr përgjegjësinë për to, ndriçoji nëse mundesh dhe pastaj lëshoji. Pastaj koncepto mendime të reja mbi gjërat që do, ndieji dhe ji mirënjohës për realizimin e tyre.
Rhonda Byrne