Me peshë 800 kg dhe më shumë se 2 metra i gjatë, ariu polar është mishngrënësi më i madh mbi Tokë. Duke qenë se është i mbuluar me ëkurë të trashë izoluese, do të mendohej se nëse zhytet në ujë, do ta thithte si sfungjer dhe do të fundosej si gur – por gaboheni. Në të vërtetë arinjtë polarë janë notarë të shkëlqyer të distancave të gjata dhe mund të mbulojnë distanca deri 320 km pa u ndalur. Putrat e para janë shtytës të shkëlqyer, ndërsa këmbët e pasme shërbejnë si timon. Një shtresë dhjami prej 11 cm shërben për pluskim.
Megjithatë, udhëtimet e trye të gajtë janë bërë problematikë prej shkrirjes së kujve dhe ndryshimi që ka pësuar vendi ku ata gjuajnë peshk. Në vend të presin për foka që të nxjerrin kokën në një vrimë në akull, tani ata detyrohen që të zhyten dhe të fshihen prapa copave të akullit për të kapur prenë. Eshtë një strategji jo vetëm më e lodhshme, por edhe më pak e suksesshme se sa teknika tradicionale.
Fotografi Paul Souders pa nga afër këtë metodë të re peshkimi gjatë një udhëtimi me varkë 32 km nga brigjet e Kanadasë. Kur Souders pa një ari polar në ujë, u përpoq të bëjë një foto. “Ishte një lojë si macja me miun. Ariu po më shihte nga poshtë ujit. Në atë moment, e shkrepa”, kujton ai. Rezultati është jo vetëm një foto spektakolare e natyrës, por edhe një provë e pasojave të rënda të ngrohjes globale. / Bota.al