Shkence

Një pasojë shkatërrimtare e apokalipsit të shkaktuar nga njeriu

Pas një lufte bërthamore mund të vijë një dimër bërthamor

screen-shot-2016-11-14-at-13-45-07

Me tmerret që bombat atomike i kanë shkaktuar tashmë planetit tonë, është e vështirë të imagjinosh që gjëja më e keqe që do të na vinte prej një lufte bërthamore nuk janë vetë shpërthimet, por pasojat pas disa javëve, muajve e viteve. Por është e vërtetë: shpërthimet kanë potencialin të vrasin miliona njerëz në çast, por efektet e mëpastajmë do të shkaktonin vdekjen e miliarda të tjerëve. Pasoja më shkatërrimtare e një apokalipsi të shkaktuar nga njeriu? Dimri bërthamor!

Në vitet 1980, një grup shkencëtarësh që përfshinte të famshmin Carl Sagan, publikoi një studim që shihte se çfarë efekti do të kishin mbi mjedisin gazrat e oksidit të azotit, retë e pluhurit, zjarret në pyje, dhe nafta e plastika e djegur, në vijim të një lufte bërthamore. Studimi TTAPS, siç u quajt, theksoi se retë nga këto burime mund të bllokonin pjesën dërrmuese të Diellit, për disa javë. Si rezultat, vlerësohet se temperaturat e sipërfaqes do të inin me më shumë se 15 deri 25 gradë Celsius, edhe pse shkencëtarët i zbutën vlerësimet e tyre në një pikë maksimale prej 20 gradë Celsius, disa vite më vonë. Kjo e shtyu një nga autorët e studimit, Dr Richard P. Turco, të pagëzonte termin “dimri bërthamor”.

Ky i ftohtë i menjëhershëm, bashkë me rrezatimin nga shpërthimi do të shkaktonte shuarjen e pjesës më të madhe të bimëve në botë, dhe pavarësishts e retë do të bllokonin ngrohtësnë e Diellit, rreze të dëmshme ultravjollcë do të shpërndaheshin nga do, për shkak se shtresa e ozonit do të reduktohej shumë prej shpërthimit. Ndërkohë që Carl Sagan dhe autorë të tjerë të studimit besonin se ky do të ishte një dënim me vdekje për speciet njerëzore, Dr. Turco ishte pak më optimist. “Mendimi im personal është se raca njerëzore nuk do të shfarosej, por qytetërimi ashtu si e njohim, me siguri që nuk do të ishte më”, tha ai për Nju Jork Tajms. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button