“Koha ka më shumë vlerë se paraja. Ti mund të kesh më shumë para, por s’mund të kesh më shumë kohë”.
“Një person i zgjuar duhet t’i ketë paratë në mendje, jo në zemër”.
“Ata që mendojnë se paraja bën gjithçka, janë personat që mund të bëjnë çdo gjë për të pasur sa më shumë lekë”.
“Asnjëherë mos i shpenzo paratë, përpara se t’i kesh fituar ato”.
“Koha do të bëjë të fitosh para, por paratë s’do të bëjnë të fitosh kohë”.
“Nuk ka të bëjë fakti se sa shumë para fiton, por se sa kursen. Të fitosh mund të jetë e vështirë, por të kursesh është paksa më e vështirë”.
“Paraja nuk i ndryshon njerëzit, thjesht i bën të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë”.
“Paraja flet vetëm një gjuhë. Rregulli kryesor i saj është: “Nëse ti më kursen mua sot, unë do të të shpëtoj nesër””.
“Qëllimi nuk është të bësh sa më shumë para. Qëllimi është ta jetosh jetën sipas synimeve të tua”.
“Miqësia dhe paraja janë si vaji me ujin”.
“Rregulli numër 1: Mos i shpërdoro lekët. Rregulli numër 2: Mos e harro asnjëherë rregullin e parë”.
“Gjërat më të rëndësishme në jetë, të ofrohen falas”.