“Je e shëndoshë? Dobësohu!
Je e dobët? Shëndoshu!
Je e martuar? Ke gabuar!
Je beqare? Je e pafat!
Por njëkohësisht ekziston butësia në dobësi. Ekziston fuqia në ndjeshmëri. Ekziston ndjesia e mëmësisë, edhe nëse nuk je bërë ende mama”.
Njerëzit e kanë kaq të vështirë të kuptojnë se mirësia sjell mirësi. Mund të jenë të dashur me një person të dobët, sikurse mund të jenë të dashur e të sjellshëm edhe me një person të shëndoshë. Në këtë mënyrë unë e kam mbrojtur ëndrrën që kisha për veten. Përreth dëgjoja fjalët e të tjerëve që thoshin se nuk po ia dilja mbanë siç duhej. Mirëpo mendoja dhe mendoj se çdokush mund të shndërrohet në ëndrrën që ka për veten, pa frikë, pa ndrojtje.
Mbylli sytë dhe dëgjo vetëm personat që i mendon më të afërt. Kritikat e tyre merri për bazë në sasinë e duhur. Nëse dëshiron të ndryshosh, ndrysho, por asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua. Mos lejo askënd të të tregojë nëse duhet të ndryshosh dhe aq më tepër të të tregojë se kur dhe si të ndryshosh. Sepse çdo gjë shkon mirë, nëse është mirë për ty”. – Noemi.
Shpesh në rrugën e jetës sonë hasim plot fjalë përreth që na demoralizojnë. Njerëzit kapen me çdo gjë tonën. Nëse nuk kemi “probleme” të dukshme të peshës apo paraqitjes sonë, do të kapen me diçka tjetër, ndoshta sjelljen tonë, apo diçka që mund të kemi thënë. Fjalët e të tjerëve nuk kanë fund. E rëndësishme është të mos u kushtosh më tepër rëndësi nga sa duhet. Mos lejo asnjëherë që mendimet e të tjerëve për ty, të të ndalojnë nga realizimi i ëndrrave të tua. Ke një ëndërr? Realizoje. Mendon se duhet të ndryshosh për t’u shndërruar në një version më të mirë të vetes? Vazhdo, bëje. Ama kurrë mos lejo që të tjerët “të komandojnë” jetën tënde me fjalët e tyre.