Thenie

“Njerëzit nuk qajnë sepse janë të dobët, por sepse kanë qenë të fortë për një kohë të gjatë”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të aktorit të njohur, Johnny Depp.

“Mund t’i mbyllësh sytë për të mos parë gjërat që nuk dëshiron t’i shohësh, por nuk mund ta mbyllësh zemrën për gjërat që nuk dëshiron t’i ndjesh”.

“Njerëzit nuk qajnë sepse janë të dobët, por sepse kanë qenë të fortë për një kohë të gjatë”.

“Një ditë, njerëzit që nuk besonin tek ty, do t’u thonë të gjithëve se si të njohën ty”.

“Mendoj se gjëja e duhur që duhet bërë, është të shijosh rrugëtimin, ndërkohë që je pjesë e tij”.

“Të gjithë kemi të metat tona, askush nuk është perfekt”.

“Nëse dashuron dy persona në të njëjtën kohë, zgjidh të dytin, sepse nëse do ta doje realisht shumë të parin, nuk do të kishe nisur të ndieje edhe për të dytin”.

“Dashuria nuk është e verbër. Ajo thjesht i mundëson dikujt të shohë gjërat që të tjerët nuk arrijnë t’i shohin”.

“Nëse më dëgjon dikush të them se jam një aktor serioz, ju lutem të më qëlloni me pëllëmbë në fytyrë”.

“Thjesht vazhdo përpara dhe mos e vrit mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Bëj çfarë duhet të bësh për veten tënde”.

“Mendoj se çdokush është i çuditshëm. Ne duhet të festojmë për veçantitë tona dhe të mos turpërohemi apo të ndihemi keq për to”.

“Trupi im është gazeta ime dhe tatuazhet e mia, janë historia ime”.

Back to top button