“Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij, ai ushqen gjatë gjithë jetës një ndjenjë triumfi, besimi në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete edhe suksesin”.
“Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë”.
“Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës, është: “Çfarë do një femër?”
“Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar”.
“Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë”.
“Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes”.
“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë”.
“Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan”.
“Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur”.
“Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit”.