MagazinePersonazhe

Njhuni me Spiderboy, gjashtë vjeçarin që nuk i ka aspak frikë lartësitë

Ethan Broughton është një djalë gjashtë vjeçar i cili mund të ngjitet në lartësi shumë të mëdha dhe nuk ka aspak frikë të hidhet nga ato lartësi. Por bëmat e jashtëzakonshme gjimnastike të gjashtë vjeçarit janë kthyer në një makth për prindërit e tij.

Ethan, pseudonimi i të cilit është Spiderboy, ka një lloj autizmi në të cilin nuk e ka ndjenjën e frikës dhe nevojave për kujdesin e përditshëm.
Ai nuk kupton asnjë fjalë, as fjalën ‘jo’, dhe nuk e mendon dy herë para se të shkroj dhe të hidhet nga dritarja e katit të dytë për të dal jashtë.

Prindërit e tij kanë frikë për të,dhe nënës së tij i është dashur të heqë dorë nga puna e saj si një menaxhere për tu kujdesur për të voglin e saj.

Çifti, i cili gjithashtu ka një vajzë katërvjeçare të quajtur Sienna, ka vendosur të tregojë historinë e tyre me shpresën se dikush do të paraqitet me një terapi për tipin e pazakontë të autizmit të Ethanit.

Nëna e Ethanit, Sharon, 36 vjeç, tha: “Unë nuk mund ta kthej shpinën për një sekondë, sepse Ethan do të ngjitet me të vërtetë në muret, dyer,dollape madje dhe nëpër pëme.Por, ndërsa aftësitë e tij janë mbresëlënëse, ato gjithashtu janë të tmerrshme dhe shumë të frikshme për ne. ‘

Znj. Broughton, burri i saj, Richard, 38, i cili është një zjarrfikës, shtoji se: “Ai mund të lëvizë si një rrufe dhe sjellja e tij ka filluar të bëhet me të vërtetë shumë shqetësuese për familjen tonë.
Autizmi i Ethanit e bën të pamundur që familja të shkojë në pushime ose të vizitojë miqtë. Kur ai shkon jashtë, ai duhet të jetë i lidhur në një karrige me rrota për ta ndaluar atë të largohet. Gjatë natës ai fle në një krevat të veçantë që është gozhduar në dysheme.

Ethani, shkon në një shkollë me nevoja të posaçme. Mjekët nuk kanë asnjë ide se si ngjitja e vogëlushit mund të kufizohet dhe shtojnë se kurrë nuk kanë takuar një fëmijë si ai.

L.R/Bota.al/

 

Leave a Reply

Back to top button