Shkence

Njutoni, i fundmi i magjistarëve

Nga STEFANO GATTEI

Njutoni

Kur vdiq në 20 mars të vitit 1727-ës (sipas kalendarit Julian, atëherë në fuqi në Angli), Isak Njutoni nuk la ndonjë testament, as pasardhës të drejtpërdrejtë. Përveç mallit, biblotekës dhe një numri të istrumentave shkencore, inventari i hartuar nga redaktorët raportoi një sasi shumë të madhe të shkresave me dorë, vështirësisht të klasifikueshme. Disa përmbanin shpjegime shkencore të llojeve të ndryshëm, të tjerat trajtonin alkiminë, kronologjinë, teologjinë, histori të Kishës. Xhon Konduit, pauses i Njutonit si guvernator i Zecca-s dhe bashkëshorti i Kethrin Barton, vajza e motrës nga njerka për shkencëtarin, i kërkoi shoqërisë mbretërore që të vlerësonte shkresat e dorës me qëllim një publikim të mundshëm tët tyre. Pas vetëm tre ditësh pune janë identifikuar pesë dokumenta që ia vlente bara qiranë t’i jepeshin shtypit.  Ato që mbetën, thuhet, u lanë në një formë shumë fragmentare, apo ishin ende të paqarta që të zbuloheshin. Në vitin 1740 shkrimet e dorës ishin në zotërim të familjes Portsmuth,e cila në 1872 vendosi t’ia dhurojë të gjitha Universitetit të Kembrixhit, përveç një numri të vogël të teksteve teologjike e kronologjike, dërguar në vitin 1755 Arthur A.Sykes dhe më pas të përfshira në Bibliotekën Bodleian dhe atë të Oxfordit.
Themelohet një komision, i cili punësoi dy matematikanë të rëndësishëm të kohës, Xhon Adams dhe Xhorxh Stoks, për të egzaminuar shkrimet “shkencore”; Henri Luardit, historian i mesjetës, iu besuan nga ana tjetër tekstet teologjike dhe alkimike. Pas hetimesh të gjata, në 1888 dorëshkrimet ”joshkencore” iu kthyen familjes, e për to nuk u fol më. Nga fundi i 1936 ato u vunë  në ankand në Sothbaj në Londër. 332 aksionet e ankandit të letrave dhe sendet e tjera Njutoniane u fituan me më pak se nëntë mijë stërlina, një shumë tepër e vogël nga ajo që sot vlerësohet edhe një fletushkë e vetme dorëshkrimi nga Njutoni. Midis blerësve ishte edhe Xhon Kejnesi, babai i makroekonomisë moderne, i cili arriti të fitonte 39 aksione ankandi. Më vonë kur provoi të blinte të tjerë dorëshkrime nga disa pjesëmarrës të tjerë, ai zbuloi se ishte në garë me një sipërmarrës hebre arab, Abraham Jahuda, veçanërisht i interesuar për dorëshkrimet teologjike. Kejnesi ia doli më në fund të merrte 130 aksione ankandi, Jahuda 39. Me vdekjen e Kejnesit, në 1946, dorëshkrimet që posedonte ai, iu dhuruan Kembrixhit, ato të Jahudës u refuzuan nga Harvardi, Jeili dhe Princtoni, iu lanë Shtetit të Izraelit, që në 1969 vendosi më në fund t’i drejtonte për në Universitetin e Jerusalemit.
Ka një prekje prej Borgjezi në odisenë e këtyre dorëshkrimeve, të treguara si një roman nga Sara Draj në veprën e saj më të fundit “Letrat e Njutonit”. Libri bashkon historinë aventuriere të teksteve me përshkrimin e imazhit publik të shkencëtarit të madh të evoluara dora dorës me zbulimin e “gjeniut shumëformësh” të Sër Isakut.
Mijëra shkresa dokumentojnë në fakt leximin, transkriptimin dhe komentin e detajuar të teksteve të ndryshme alkimike. Faqet më të diskutueshme janë megjithatë të karakterit teologjik. Njutoni besonte në Zot, por në vitin 1667 kishte insistuar që do të përjashtohej nga marrja e urdhërave fetare brenda Kishës Anglikane, siç urdhërohej për çdo anëtar të Universitetit të Kembrixhit; e në momentin e vdekjes, në prezencën e vetëm dy personave (të cilët e mbajtën me kujdes të fshehur lajmin), refuzoi ritin fetar.
Ai besonte se në kontekstin që ka shënuar historinë e Kishës gjatë shekullit të IV, ndoshta ishte kryer, nga ana e Anastasios dhe e ndjekësve të tij, një mashtrim gjigant: teksti i shenjtë do të ishte ndryshuar në shumë pika me qëllim pohimn e doktrinës së Trinitetit. Anëtar (në mënyrë paradoksale, pothuajse kjo është për të thënë) i Kolegjit të Trinitrisë, një nga më prestigjozët e Universitetit, Njutoni ishte i bindur që doktrina e Trinitetit – e kthyer në dogmë – sipas katolikëve dhe anglikanëve, me Këshillin e Nicës në 325 – ndoshta ishte e “shpikur” dhe vendosur nga kristianët e epokës së fitores triumfale të Ariusit dhe Arianëve “heretikë”. Adhurimi i Krishtit si Perëndi përbënte, për Njutonin, një manifestim të idhujtarisë: një ndërmjetës mes njeriut dhe Zotit, Krishti nuk është i të njëjtës substancë me Atin. “Nëse ju nuk duhet të pranoni më shumë shkaqe të gjërave natyrale sesa ato që janë të mjaftueshme për të shpjeguar ndodhinë e tyre”, siç shkruhet në Principe, në të njëjtën mënyrë, për Njutonin, Zoti nuk shumëzohet praeter necessitatem.
Në alkimi, ose teologji, si në mekanikë e astronomi, Njutoni nuk kënaqej nga gjuha metaforike ose aluduese e përbashkët për shumë autorë të kohës, por kreu një hetim të karakterit sasior, që kërkon gjithmonë një gjuhë rigoroze, një argumentim të rreptë. Teologu dhe matematikani tek Njutoni janë dy faqe të të njëjtës monedhë: ndoshta, siç i pëlqente të mendonte Maurizio Mamiani-t (i cili i pari, në 1994, publikoi Traktatin mbi Apokalipsin, pjesë nga dorëshkrimet e Jahudas) studioi “principet matematike të filozofisë natyrale”  ishte vetëm ushtrimi i një teologjie gjigande shkencore.
Pak para se të vdiste, Kejnesi shkruante se “Njutoni nuk ishte përfaqësuesi i parë i Iluminizmit. Ishte i fundmi i magjistarëve, i fundit nga babilonasit dhe Sumerian-ët, truri i madh i fundit që e pa botën me të njëjtët sy që e kishin parë ata që mijëra vite më parë kishin hedhur themelin e pasurisë tonë kulturore”.
Në dritën e dorëshkrimeve që dalin pak nga pak në linjë në faqen e Projektit Njuton, do të risillen të gjitha pretendimet e autorit në Principe në një konkurs “shkencor”, që ashtu siç e kuptojmë ne tani, pa dyshim përbën një tradhëti të trashëgimisë së tij intelektuale. Siç vëzhgoi më tej Kejnesi “besoj që Njutoni ishte i ndryshëm nga pamja që ishte ofruar tradicionalisht. Po nuk mendoj që, prej kësaj, ai ishte më pak i madh”. /la repubblica/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button