Thenie

“Nuk dua të jem pjesë e një bote, ku mirësjellja konsiderohet dobësi”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të vëçanta të aktorit të mirënjohur Keanu Reeves.

“Nuk dua të jem pjesë e një bote, ku mirësjellja konsiderohet dobësi”.

“Duhet ta ndryshosh jetën tënde, nëse nuk je i lumtur, dhe të zgjohesh nëse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç ti dëshiron”.

“Nëse të kanë lënduar totalisht, por prapë e ke kurajon të jesh xhentil me të tjerët, atëherë ti ke zemrën e një engjëlli”.

“Çdo sfidë e jetës tënde të ka kalitur në personin që je sot. Ji falenderues për kohërat e vështira, ato të kanë ndihmuar të jesh më i fortë”.

“Gjithmonë jam ndjerë sikur nuk jam pjesë e kësaj gjenerate ku jetoj. Kjo sepse mënyra ime e të menduarit ndryshon nga ajo e shumicës, aq sa të gjithë do mendonin se vij nga ndonjë dimension tjetër. Kjo është arsyeja pse shumë gjëra i mbaj brenda vetes, sepse shumë persona nuk do më kuptonin”.

“Nëse mund ta bësh një femër të qeshë, atëherë do të shohësh gjënë më të bukur që Zoti ka krijuar në botë”.

“Të biesh në dashuri dhe të jesh pjesë e një lidhjeje, janë dy gjëra të ndryshme”.

“Hidhërimi ndryshon formë. Asnjëherë nuk përfundon. Njerëzit kanë një koncept të gabuar se mund t’ia dalin mbanë vështirësive dhe të thonë se janë më mirë, se gjithçka ka kaluar. E kanë gabim”.

“E vërteta është se ti nuk përballesh me depresionin. Ti përballesh me realitetin, në të cilin jetojmë”.

“Mendoj se të jetosh pa dashuri, pa përjetuar aftësinë e të dhuruarit të dashurisë, është një ndëshkim i madh”.

Back to top button