Motivuese

Nuk duhet t’ia urojmë të keqen askujt. Ja arsyet

Të përmbahemi, edhe kur fyerja, padrejtësia është e madhe, nuk duhet t’i urojmë askujt të keqen.

Ne të gjithë jetojmë, disa më shumë dhe të tjerë më pak, të zhytur në mesin e gjërave të jetës, si ato të bukura, të këndshme, ashtu edhe ato më të vështira.

Mes tyre mund të rendisim edhe gabimet që mund të bëhen kundër nesh, shpesh në mirëbesim; ashtu si gjithmonë mund të bëjmë gabime pa dashur.

Pastaj ka gabime, akuza, ajo që ne mund ta quajmë E KEQJA, të bëra me qëllim për të lënduar, për të shkaktuar vuajtje.

Përpara tyre reagimet janë më të ndryshme. Shpesh na pushton një tërbim, nevoja për të ndrequr të keqen me hakmarrje.

Reagimet që ne të gjithë kemi, varen nga lloji i arsimimit, konteksti në të cilin është përcaktuar situata dhe prandaj nuk është gjithmonë e mundur të bëjmë gjykime.

Por ka një urtësi të lashtë, e cila mund të na ndihmojë. Një prej tyre thotë: “Çdo gjë që bëni ju kthehet tri herë: tri herë në të mirë, tri herë në të keqe”.

Pra, ruajtja e gjakftohtësisë, numërimi deri në 100, jo 10, do të duket gjëja më e mençur dhe më e ekuilibruar, edhe nëse nuk është gjithmonë e lehtë!

Pra, për të na ndihmuar në këtë kontroll delikat, ajo që Leonardo Da Vinci thoshte mund të jetë e dobishme. Ai thoshte: “çdo gabim ndreqet”.

Të veprosh me impuls është njësoj si t’i japësh liri të plotë asaj pjese që vetëm kërkon të hakmerret, me rrezikun që, jo vetëm të kalojmë ne vetë në anën e të keqes dhe të gabuarës, ndonjëherë edhe për shkak të shpërpjesëtimit në reagim,  por edhe të ekspozohemi për pasoja të mëtejshme negative.

Dituria e lashtë e Kabalës na mëson se armiku më i rrezikshëm dhe i lig është kaosi, ajo situatë që nuk është gjithmonë e përcaktueshme dhe e qartë, e ngjashme me atë gjendje zemërimi, verbërie, të cilën e përjetojmë përballë asaj që e konsiderojmë të gabuar.

Origjina, gjithmonë sipas kësaj filozofie, qëndron në farën malinje të ligësisë.

Atëherë, si mund ta përcaktojmë atë? Si një gjendje, frut i injorancës dhe i vuajtjes.

Injoranca në thelb kuptohet si një paaftësi për të kuptuar, për të vlerësuar gjërat.

Kjo gjendje, siç thuhet edhe nga Simon Baron-Cohen, Profesor i Psikopatologjisë në Universitetin e Kembrixhit, që buron nga mungesa e perceptimit të gjendjes mendore të të tjerëve, duke u sjellë në përputhje me rrethanat sipas instinkteve tona më të këqija.

Kjo aftësi për të perceptuar që ne e quajmë ndjeshmëri, na jep diçka të ndryshme nga forca e të mos reaguarit impulsivisht ndaj një të keqeje.

Ajo na bën, në kuptimin e saj më të gjerë dhe më fisnik, më njerëzorë. Ne me siguri kemi instinkte, por ne jemi të ndryshëm nga at që na bëjnë keq, dhe këtë s’duhet ta harrojmë.

Nëse detyra jonë është ajo e kërkimit të drejtësisë, një vlerë vërtetë e pamohueshme, të arrijmë që të mos zhytemi në gjendjen e ligësisë, është vetëm tregues superioriteti, por edhe fisnikërie të shpirtit.

Mos iu përgjigj të keqes me të keqe, dhe mos jeto vazhdimisht në këtë gjendje kaosi mendor dhe psikologjik. Eshtë themelore kjo, për të gjithë ne.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button