“Të thuash “Nesër” është një ndjesi, sepse nëse sot të flas për të nesërmen, do të thotë që nesër do të gjendem pranë. “Nesër” është premtim; “E nesërmja” është prezencë”.
“Ke humbur kaq shumë energji për ta bërë një person të kuptojë sa shumë vlen për ty. Është e kotë, vërtet. Do ta kuptojë i vetëm, do e shohësh, sepse koha shërben edhe për këtë gjë, për t’i bërë vlerësimet e duhura. Do ta kujtojë se çfarë i ke ofruar dhe do ta kuptojë që ndoshta në atë mënyrë, nuk do të rrezikojë askush për të”.
“Nuk jetohet duke pritur. Nuk pritet dikush që nuk do të kthehet. Ata që kemi ndaluar së i prituri, kthehen gjithmonë kur lodhemi nga pritja”.
“Ndonjëherë është e nevojshme t’i lëmë gjërat të rrjedhin natyrshëm. T’i lësh gjërat të vazhdojnë, është një akt fuqie superiore”.
“E di çfarë besoj? Besoj se të gjithë ne kemi lindur për të shndritur me emocione. Kush shndrin më pak, nuk do të thotë se është një person që vlen më pak. Është thjesht dikush jo i programuar të qeshë gjithmonë, sepse jeta e ka ndëshkuar shumë herë”.
“Dhe mos u kënaq me pak. As me një thërrime më pak nga çfarë mendon se meriton”.
“Në momentin që i pranon dobësitë e tua, askush nuk mundet t’i përdorë dot më ato kundër teje”.
“Ndoshta do të hasësh sy të rinj dhe vështrime që i meriton dhe do të jesh i lumtur që ke humbur personat që nuk kanë arritur të të lexojnë përbrenda”.
“Çdo femër meriton një mashkull që do të bëhet elastik për të, që do të zgjatet për ta arritur dhe pastaj do të ndalet për ta parë teksa jeton e lirë”.
“Bëj zhurmë në ëndrrat e dikujt vetëm për ta zgjuar me zemrën e lumtur. Në të kundërt, lëre të flejë”.