Thenie

“Nuk ka asnjë liri, si ajo që fiton kur e pranon veten ashtu siç je”

Thënie të veçanta nga Camila Cabello

Është normale të mos jesh perfekte. Mungesa e perfeksionit është ajo që të bën ty personin që je. Dhe nëfund të ditës, njerëzit pëlqejnë personat e vërtetë, më të metat dhe gjithçka të tyre. Ose të paktën, unë i pëlqej njerëzit e tillë”.

Fluturat nuk mund t’i shohin dot krahët e tyre. Ato nuk mund ta shohin dot çfarë u jep bukurinë e vërtetë, ama të tjerët arrijnë ta shohin. Njerëzit janë po njësoj”.

“Merr frymë thellë, dëgjo këngën tënde të preferuar dhe binde veten se gjithçka do të shkojë mirë. Asgjënuk është e përhershme”.

Nuk ka asnjë liri, si ajo që fiton kur e pranon veten ashtu siç je”.

“Lëre jetën të vazhdojë. Ti sillu mirë, puno fort, lumturoji njerëzit rreth vetes dhe jeta ka për të qenë e mirë me ty”.

Kam mësuar se nuk ka vlerë nëse njerëzit të duan apo të pranojnë siç je. E rëndësishme është ta duash dhe ta pranosh veten tënde, ashtu siç je”.

“E gjithë historia e suksesit në muzikë, është të jesh në gjendje të ndash historinë tënde”.

Mendoj se është vërtet e rëndësishme ta duash veten. Në fund të ditës ke për të jetuar vetëm me veten dhe duhet të ndihesh mirë me personin që përfaqëson. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk ke për të qenë i lumtur, sado që njerëzit përreth mund të këshillojnë. Duhet ta kuptosh kush je dhe ta pëlqesh veten për atëqë je”.

“Ki guxim për të arritur atë çfarë e bën zemrën tënde të rrahë, dhe çfarë të bën të jetosh me një qëllim”.

Ka shumë më tepër gjëra të mira përpara, se sa ato që lëmë pas”.

Back to top button