“U rrita i vetëm nga mamaja ime, e cila i përveshi mëngët shumë e re dhe ia nisi nga zeroja. Pas funeralit të babit tim, nëgusht të vitit 1962, hymë në shtëpi dhe nuk kishim asgjë. Tëafërmit u zhdukën dhe mamaja ime u gjend e vetme me njëfëmijë 18 muajsh për të rritur. Ia doli në mënyrë të përkryer. Ajo bëri të mundur që të mos e ndieja asnjëherë mungesën e babait tim. Thuhet se një person arrin të korrë atë që ka mbjellë, dhe im atë kishte arritur të mbillte padiskutim shumë respekt, dashuri dhe ndershmëri.
Kur u thashë miqve të mi se do të martohesha, ata mendonin se isha duke bërë shaka. Më shihnin ende si shokun e grupit tëfëmijërisë. Bashkëshortja ime është gjithçka, është gjysma tjetër e mollës sime, është familja ime dhe mamaja e Matteos tim”. – Carlo Conti
Kjo është një nga situatat më të shpeshta, edhe në ditët e sotme. Ndodh që për fat të keq, njëri nga prindërit të largohet nga jeta në moshë shumë të re, dhe prindit tjetër t’i bjerë përsipër përgjegjësia për ta rritur fëmijën i vetëm dhe për t’u bërë baba dhe nënë për fëmijën e vogël. Është padyshim një nga vështirësitë më të mëdha të jetës, por që nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Prindi i mbetur duhet të luftojë e të mundohet sa për të dy prindërit, vetëm për ta rritur fëmijën pa mungesa dhe nëmënyrën e duhur.
Ama nuk ka kënaqësi më të madhe, se kur e sheh fëmijën tërritur mirë dhe që të falenderon për gjithë mundimet e kaluara. Nuk ka kënaqësi më të madhe, se sa kur sheh që sakrificat e tua si prind ia kanë vlejtur për mirë.