“Vetëm në momentin që e kupton kush je dhe çfarë dashuron tek vetja, mendoj se çdo gjë shkon në vendin e duhur”.
“Ndiq atë çfarë dëshiron ti të bësh dhe çfarë të thotë zemra jote se duhet të bësh”.
“Sa më e madhe të jetë aftësia për të dashuruar, aq me e madhe është dhe aftësia për ta ndjerë dhimbjen”.
“Nuk ka pendesa në jetë, vetëm mësime”.
“Është e pamundur të kënaqësh këdo, ndaj të sugjeroj të ndalosh së u përpjekur”.
“Unë them gjithmonë: “Mos bëj plane, mendo për mundësi””.
“Kam mësuar se mund t’ia dalim përballë gjithçkaje që na ka lënduar. Asgjë nuk të vret. Asgjë”.
“Mundet të jemi ose të nevrikosur, ose martirë, ose mund të themi: “Ke limona? Eja të bëjmë një limonadë””.
“Mund ta them hapur se nuk mund të qëndroja kurrsesi në një marrëdhënie pa barazi, bujari, integritet, ndjenja, mirësi dhe humor”.
“Besimi në vetvete. Paqja. Mirësia. Ndershmëria. Një jetë e jetuar mirë. Të ndërmarrësh sfida pa u ndjerë keq, nëse nuk shkojnë siç e parashikoje. Dhe të mos ndihesh si një dështim, apo t’i lejosh të tjerët të kritikojnë jetën tënde dhe të bëjnë të ndihesh se ke dështuar në diçka. Këto janë gjërat që duhen jetuar dhe duhen shmangur”.