Nuk kam më durim për disa gjëra, jo për shkak se jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur një pikë në jetën time, në të cilën nuk më pëlqen të humbas kohë me gjëra që s’më pëlqejnë, ose më lëndojnë. Unë nuk kam durim për cinizëm, kritika të tepruara dhe kërkesa të çfarëdo lloji.
Kam humbur dëshirën për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, për të dashur ata që nuk më duan, për t’u buzëqeshur atyre që nuk më buzëqeshin. Unë nuk shpenzoj as edhe një minutë më shumë për ata që gënjejnë apo duan të manipulojnë. Unë vendos të mos jetoj me prezumimin, hipokrizinë, pandershmërinë dhe vlerësimet e lira.
Nuk toleroj eruditizmin selektiv dhe arrogancën akademike. Unë nuk përshtatem më me provincializmin dhe thashethemet. Nuk mund të përballoj konfliktet dhe krahasimet.
Unë besoj në një botë të të kundërtave, kështu që i shmang njerëzit e ngurtë dhe të papërkulur. Në miqësi nuk më pëlqen mungesa e besnikërisë dhe tradhtisë.