Disa thënie të veçanta nga një këngëtare po aq e veçantë, Lady Gaga.
“Lufto dhe përpiqu fort për të arritur diçka që e dëshiron. Do të surprizohesh kur të kuptosh se je më i fortë nga sa mendon se je”.
“Injoroji gjithë zilitë dhe kritikat ndaj teje. Jeto për gjërat që krijon vetë dhe vdis duke i mbrojtur ato”.
“Nuk ke për të qenë kurrsesi i lumtur plotësisht, nëse nuk nis ta duash fillimisht veten tënde”.
“Është përherë e gabuar të urresh, por nuk është asnjëherë e gabuar të dashurosh”.
“Kam kërkuar për një sërë mënyrash për të shëruar veten time dhe kam zbuluar se mirësia është mënyra më e mirë”.
“Ndonjëherë do të të duhet edhe të biesh në kompromis e të punosh me sinqeritet, por duhet ta dish se në fund kanë për të të besuar shumë më tepër”.
“Ndonjëherë në jetë nuk ndihesh si një fitimtar, por kjo nuk do të thotë se nuk je i tillë”.
“Ti duhet të jesh unik dhe ndryshe, si dhe të shndrish në mënyrën tënde”.
“Unë nuk mendoj se jam perfekte, por jam e mendimit se imperfeksionet janë ato që na bëjnë akoma më të bukur”.
“Edhe sikur gjithë bota të të braktisë, mos harro asnjëherë se ke akoma veten tënde”.