Motivuese

Nuk kemi nevojë për askënd, për të shkëlqyer me dritën tonë

Edhe pse shumë njerëz janë të bindur për të kundërtën, nuk ju nevojitet: nuk është e nevojshme që të keni një partner, për të shkëlqyer me dritën tuaj. Secili prej nesh ka ardhur në botë, i pajisur me një yll të brendshëm, po ai yll që na prin në netët më të errëta dhe që, nëse ai dëshiron dhe nëse e lejojmë, mund të dalë dhe të shkëlqejë pranë një ylli tjetër.

Platoni me mençuri thoshte se “Me prekjen e dashurisë, të gjithë bëhen poetë”. Papritmas nxjerrim një forcë që mendonim se nuk e kishim, dhe bota papritur kthehet në një vend të mrekullueshëm dhe të shkëlqyer. Sigurisht që ia vlen ta përjetosh këtë ekstazë emocionale.

Sidoqoftë, pasioni nuk është e vetmja fazë në të cilën njeriu mund të gjejë veten – mund të shkëlqejë edhe në vetmi, në një gjendje kënaqësie të qetë dhe personale, në të cilën asgjë nuk mungon dhe asgjë nuk është me tepri.

“Ka dy mënyra për të përhapur dritën: duke qenë qiri, ose duke qenë pasqyra që e reflekton atë” – Edit Uarton

Një partner mund të na sjellë vitalitet, lumturi, seksualitet, ëmbëlsi dhe intimitet. Megjithatë, është mirë të mbani në mendje, se nuk mund ta përdorni të dashurin tuaj si një formulë magjike për të shëruar pakënaqësinë tuaj me jetën. Nëse nuk shkëlqeni brenda jush, nuk mund të përfitoni nga drita e një personi tjetër, duke pritur që energjia e tij të jetë e mirë për të dy. Ndoshta do të funksionojë për një periudhë të kufizuar kohore, por pak nga pak do të fillojë “të vdesë”, në një vdekje të ngadaltë.

Sot shumë prej nesh janë ende të fiksuar me disa paragjykime të një dashurie ideale që do të vijë për të na shpëtuar nga frustrimet tona. Megjithatë, frustrimet nuk dalin apo shkatërrohen, as nuk mund të mbyllen në sirtarin e ëndrrave të thyera. Frustrimet duhet të përballohen.

Ne ju këshillojmë që të reflektoni për këtë.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button