Motivuese

Nuk mund të nisësh një kapitull të ri në jetën tënde, nëse vazhdon të rilexosh kapitullin e fundit

Nuk mund të nisësh një kapitull të ri në jetën tënde, nëse vazhdon të rilexosh kapitullin e fundit. Të ndahesh me një person që do, mund të jetë e vështirë, por për të mbërritur drejt kohërave të bukura, ne duhet edhe të kalojmë përmes kohërave të këqija. Të humbësh dikë nuk do të thotë se po humbet, por mund të ndodhë edhe që po fiton. Ka tri mënyra për t’ia dalë mban, kur humbet dikë që do.

Hapi i parë, mos i kalo këto kohëra vetëm. Plagët në shpirt nuk mund të kalohen të vetme, ndaj telefonoje një mik apo mikeshë tënden dhe fol me të. Dilni dhe shprehu. Fol për veten tënde dhe për gjërat që po ndjen. Nuk ka gjë më të mirë, se të kesh një person, me të cilën të flasësh për veten, që të të kuptojë e të të këshillojë. Vlerësoji miqtë e tu jo vetëm në kohërat e vështira, pasi nuk ka gjë më me vlerë se sa miqtë që të qëndrojnë pranë në çdo moment, të bukur, apo të vështirë.

Hapi i dytë, mos u përqendro tek ajo që ndodhi, por tek parimet e tua se si duhet të jetë një marrëdhënie. Nëse ke mendime që po të thonë se do të jesh përherë vetëm, atëherë duhet të ndërmarrësh veprime për ta ndryshuar këtë gjendje. Ndoshta në këto kohëra është e vështirë, por mos u justifiko sepse kur justifikohesh, ti çon dëm gjithë fuqinë tënde. Mbaje në mendje që je një njeri dhe askush nuk është perfekt. Një ditë, plani i Zotit për ty do të marrë padyshim kuptim.

Hapi i tretë është ndoshta më i vështiri, por do të sigurojë një shërim më të shpejtë. Duhet të kuptosh se ndoshta dashuria që kishe për atë person nuk ishte e mjaftueshme. Ndoshta ti ke kërkuar të kishe përballë një person perfekt, pa e kuptuar që siç e thamë më sipër, personat perfektë nuk ekzistojnë. Ndoshta ti ke pritur të merrje gjithë kohës vëmendje nga ai person, por duhet të kuptoje se edhe ai person kishte një punë të vetën dhe miq e familjarë, të cilët po ashtu kërkonin vëmendje prej tij/saj.  

Leave a Reply

Back to top button