Bibla përdor numrin 22 në një mënyrë më aritmetike se sa shumica e numrave. Konsideroni që forma e përsosur të jetë një rreth. Njëzet e dy pjestuar me 7 është një përafrim i mirë i pi-së, i cili është raporti i perimetrit të një rrethi ndaj diametrit të saj. Nga letra e parë, Romakëve, deri në fund ka 22 libra. Kjo lidhet me atë që njihet si Ligji Burimor.
Bibla mund të ndahet në tre seksione me 22 libra secili (edhe pse në Biblat protestante janë hequr 7 libra nga kanonet e tyre). E pari përbëhet nga Zanafilla tek Kënga e Solomonit, e dyti nga Isaia tek Veprat, dhe e treti nga Romakët tek Zbulesa. I pari mund të mendohet si përfaqësues i Atit, i dyti i të Birit, dhe e treti i Shpirtit të Shenjtë.
Alfabeti hebraik ka 22 shkronja. Zbulesa përfundon të gjithë Biblën në kapitullin XXII. Nëse shtohet epoka e Patriarkëve, siç thuhet në Bibël, atëherë viti i lindjes së Abrahamit ishte 2167 Para Krishtit. Prej atëherë deri në vitin 33 të vdekjes së Jezusit, është saktësisht 2200 vjet. Jezusi citon hapjen e Psalmit 22, ndërsa gjendet në agoni në kryq, “Zoti im, Zoti im, përse më ke braktisur?” Kronologjiae njerëzve nga Adami tek Jakobi numëron 22 emra. Jeroboami mbretëroi për 22 vjet. /bota.al