Enciklopedike

Numerologjia e Biblës: Domethënia e Njëshit

screen-shot-2016-10-23-at-09-46-01

Numri 1 është përdorur padyshim në të gjithë Biblën për të treguar vetëm një gjë, vetë Perëndinë. “Një Perëndi i vërtetë”. Urdherësa numër 1 thotë:”Ti nuk do të kesh perëndi të tjerë përveç meje”. Ligji i Përtërirë 6: 4: “Dëgjo, o Izrael:Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot”. Kjo ishte për t’u kujtuar hebrenjtë të kohës të mos adhuronin perëndi të shumta, si të gjithë qytetërimet rreth tyre. Njëshi është i mjaftueshëm.

Numerologjia duket të jetë më shumë sesa vetëm rastësi, kur kemi parasysh kapitullin dhe vargun, 6: 4. 6 plus 4 është e barabartë me 10. Ashtu si Perëndia është një, po kështu edhe Satanai është një njësi e vetme deri në librin e fundit. Sa herë që dikush gjendet i vetëm në shkretëtirë, qoftë ky Moisiu, Elia, Jezusi, nuk janë realisht vetëm, por janë në fakt, më afër se kurrë të vetmit, Perëndisë së vërtetë. Jezusi në fund u braktis dhe mbeti vetëm, dhe ai u jep porositë e fundit dishepujve të tij, dhe u kujton atyre se s’do të jetë vetëm, porse Ati do të jetë me të. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button